Endri Roshi, shqiptari i Amici tashmë dhe në kinematografinë italiane
por që nuk arriti që të dilte fitues në këtë spektakël.
Endri u largua drejt Italisë shumë vite më parë , ashtu si u larguan shumë familje për një jetë më të mirë. Ai iku së bashku me prindërit e tij, ndërkohë që ëndërr e kishte që të merrej me futbollin, ka pohuar për gazetën gjyshi i tij. Endri ka qenë shumë i dhënë pas futbollit, edhe kur shkoi në Itali ai u mor me ekipin e futbollit të shkollës, ku ai vazhdonte studimet. Ëndërr Endri kishte dhe vallen, pasi babai i tij Ëngjëllushi ka qenë një valltar shumë i mirë me ansamblin e naftës, në Pallatin e Kulturës, Patos. Madje për të qenë të sinqertë, në fillim as që i hynte në sy baleti, pasi krahasimi me të atin, një ish-valltar nga Patosi i krijonte një kompleks shumë të madh: Ai ishte i talentuari, ndërsa unë i biri që u dashurova me futbollin, thoshte gjithmonë Endri për median shqiptare dhe atë të huaj kur e pyesnin. Gjyshi i tij na tregon se tashmë Endri pasi u shkëput nga baleti i ka hyrë rrugës së vështirë të kinematografisë. Ai tregon se si Endri fitoi kinoprovën dhe luajti dy role në serialin televiziv të rrjetit mediatik mediaset Karabinierët, që është transmetuar edhe nga kanale televizivë shqiptare. Këto dy role do ta shtynin më tej Roshin që të merrte pjesë në një film tjetër, por këtë radhë kinematografik. Ai , pohon gjyshi i tij dha kinoprovën dhe fitoi, madje nënshkroi edhe kontratën me 280 mijë euro. Kjo kontratë u anulua pasi Endri pësoi një sëmundje dhe ndodhej me paterica. Lidhur me këtë fakt gjyshi i tij tregon se pasi la baletin, Endri pësoi një ngushtim vene në bel dhe detyrohej që të ecte me paterica. Këto paterica ai do ti mbante për më shumë se një vit. Kanë qenë këto paterica, që e dogjën edhe nga roli në një film kinematografik , ka pohuar gjyshi i tij. Endri çdo vit vjen në Patos, tek gjyshërit e tij, tek të afërmit e tij së bashku me prindërit e tij. Tashmë Endri Roshi është një emër tjetër shqiptar, që premton një karrierë në kinematografinë italiane.
Xh. Beharaj