Ndërtuesit: Borxhi i qeverisë pengon tenderat
Sezoni i tenderave i gjen ndërtuesit në vështirësi financiare dhe të angazhuar në një sërë ndërtimesh të papërfunduara. Qeveria nuk ka shlyer akoma detyrimet për punimet e kryera nga këto biznese për vitin 2009. Kjo ka shkaktuar bllokim në industrinë e ndërtimit
dhe në biznese të tjera që janë të lidhura me të. Zëvendësdrejtori i Shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovija thekson se kjo situatë bëhet edhe më e vështirë në mungesë totale të likuiditetit. Hebovija deklaroi dje se detyrimet e qeverisë janë edhe më të shumta se vlera prej 60 milionë euro. Ndërkaq, ndërtuesit i kanë bërë kërkesë Ministrisë së Transporteve që të vihen në dijeni me periudhën kur do të bëhet shlyerja e detyrimeve. Gjithashtu, këto biznese kërkojnë që të jenë të favorizuar në dhënien e tenderava në raport me firmat e huaja.
Last Updated on E Premte, 02 Prill 2010 20:02