E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat brenda një viti

Elbasan -Procesi i heqjes së vizave me vendet e Bashkimit Evropian pritet të përfundojë brenda 12 muajve. Këtë premtim e dha ministri i Jashtëm Lulzim Basha gjatë një konference për shtyp, ku bëri të ditur se vendi ynë po përparon me shpejtësi në këtë drejtim.

Në të njëjtën kohë, ministri i Jashtëm iu përgjigj edhe disa informacioneve të publikuara sot në disa medie, që sipas tij kontrollohen nga Partia Socialiste.

“Deklarata e Komisionerit Evropian për Zgjerimin, Olli Rehn thekson progresin e dukshëm të Shqipërisë në drejtim të liberalizimit të vizave”, theksoi Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›