E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një javë me "Big Brother Albania"

Pas një jave të kaluar në shtëpinë e "Big Brother Albania", ajo që vihet re është fakti se banorët janë ndarë tashmë në grupe. Disa prej tyre kanë krijuar afrimitet, ndërsa të tjerët, duken se ende nuk janë pozicionuar.

Kështu Marselini, Elena dhe Eldora kanë disa ditë që kalojnë më shumë kohë bashkë. Po ashtu edhe Joana, Jonilda dhe Anaidi që qëndrojnë shumë bashkë, duke komentuar e bërë thashetheme për banorët e tjerë.

Dita e sotme ka filluar me vonesë në shtëpi, pasi ka arritur mesdita dhe banorët kanë vazhduar të flenë, derisa "Vëllau i Madh", ndezi dritat në dhomën e gjumit dhe disa minuta me vone edhe muzikën, gjë që bëri banorët të zgjohen.

Ata kanë filluar të shkëmbejnë bisedat e thashethemet e para për sot, ndërkohë që kanë marrë udhëzimet se duhet të përgatisin buxhetin e javës.

Duke qenë se banorët e kanë humbur provën e kësaj jave, buxheti i tyre është i përgjysmuar. Gjatë darkës ata e konsumuan një bisedë për produktet që do të marrin, por tashmë u duhej që të përgatisin realisht listen e ushqimeve dhe këtu linden debate.

Banorëve u duhet të heqin dorë nga disa produkte dhe për këtë arsye secili shpreh preferencat e veta për ato që dëshiron të marrë, ose për produktet që duhet të lënë pa marrë. Për këtë arsye diskutimi i tyre zgjat për një kohë të gjatë, ku herë pas here ata ironizojnë njëri-tjetrin, duke bërë që të lindin debate të shkurtra mes tyre. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›