E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enemo Zgjedhjet me parregullsi ra besimi

Sado që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përpiqet të heqë fajin nga vetja për parregullsitë në zgjedhjet e fundit në Kosovë janë ndërkombëtarët ata që vlerësojnë se ky institucion është i ndikuar politikisht.

Në një komunikatë për shtyp misioni europian për vëzhgimin e zgjedhjeve “Enemo”, thuhet puna e KQZ-së është ndikuar nga përkatësia partiake e anëtarëve të Komisionit, pavarësisht se teknikisht ky institucion ka arritur ta menaxhojë në mënyrë të kënaqshme proçesin zgjedhor.

Si rrjedhojë, sipas “Enemos”, nevojitet përforcimi i mëtejshëm i integritetit të KQZ-së në proçesin e vendimarrjes, përmes zvogëlimit të ndikimit të partive politike me punën e saj.

“Enemo” po kështu inkurajon partitë politike në Kosovë që të punojnë në reformën zgjedhore në mënyrë që të sigurohen ligje në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe praktikën e mirë zgjedhore.

Nga ana tjetër misioni europian për vëzhgimin e zgjedhjeve “Enemo” numri i madh i parregullsive gjatë zgjedhjeve parlamentare kanë ndikuar dukshëm në besimin e proçesit demokratik në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›