Winehouse dhe Brazili i embel

Këngëtarja britanike Amy Winehouse mund të ketë patur probleme me substancat narkotike dhe alkoolin, por jeta e saj është larg të qënit depresive.
Ajo u fotografua duke u relaksuar në një pishinë në hotelin e saj në Rio de Janeiro, duke u larë dhe biseduar me këngëtarin me ngjyrë Zalon, i cili shoqëron disa prej krijimeve të saj.
Amy është duke mbajtur një tur prej pesë shfaqjesh, nga i cili do të arkëtojë pesë milion stërlina fitime. Edhe pse nuk ka ndonjë materjal të ri, Winehouse do të këndojë këngët e albumit të saj të vitit 2003 “Frank” dhe atij të vitit 2006, “Back to Black”.