E Diel, 1 Nëntor 2026

Efekti i gjobave, Elbasani fiton me Lushnjen

Ndëshkimet me gjobë – 50 mijë euro skuadrës e 10 mijë euro Shetës – dhanë efektet e tyre te Elbasani. Pas dy humbjeve rresht (me Besën e Teutën) erdhi dhe fitorja e parë: 2-0 kundër Lushnjës, e para ndeshje ku verdheblutë shënojnë dy gola gjatë një ndeshje te ketij sezoni.

Renato Yshmeri (40’) dhe Merdan Kasollja (79’) ishin dhe autorët e fitores së 3-të sezonale të formacionit të Mirel Josës, që mesa duket i dha fund krizës me një “happy end”.

Kjo ishte fitorja e 39-të në 80 takime historike kundër Lushnjës, formacionit që gjatë tetë javëve të para të kampionatit është i vetmi me më shumë humbje: gjashtë të tilla në tëtë takime.

Ndërsa Josa u largua i kënaqur nga “Ruzhdi Bizhuta”, homologu i tij te Lushnja, Saimir Malko, nuk i ka duruar dot fyerjet e tifozerisë lushnjare, pasi tani është dhe skuadra që ka pësuar më shumë gola: 12.

Në javën e 9-të, Elbasani do të udhëtojë në Shkodër, ndërsa Lushnja do të presë në shtëpi Teutën, një skuadër gjithnjë e në rritje të pabesueshme.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 8

E shtunë, 25.10.2008

Elbasani-Lushnja 2-0
Shkumbini-Tirana 0-0
Dinamo-Partizani 2-0
Teuta-Flamurtari 1-0

E diel, 26 tetor 2008

Bylis-Apolonia 14:30
Besa-Vllaznia 14:30

E Shtune, 25 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›