E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoria e Parë, mbizotëron shenja “X”

Katër nga pesë takimet e para të javës së 7-të të Kategorisë - me përjashtim të fitores së Pogradecit me Besëlidhjen - konfirmuan shenjën “X”, me dy barazime të bujshme.

Skënderbeu kryesues, pas atij me Bilisht Sportin në javën e 6-të (1-1), u ndal sërish në fushën sportive të Bilishtit, kësaj radhe nga ADA simpatike: 2-2, edhe pse korçaret kryesonin 2-0. Ky ishte barazimi i parë historik midis dy ekipeve në tri ndeshje të luajtura.

Kastrioti, edhe pas dorëheqjes së malaziasit Dervish Haxhiosmanoviç, nuk arriti të gjejë fitoren, pas një barazimi rokambolesk 3-3 me Bilishtin, në të parin takim historik.

Dajti nuk arriti ta shfrytëzojë faktorin kryeqytet, duke barazuar në “Skënder Halili” 2-2 me Skraparin. Skuadra e drejtuar nga Ylli Shehu pas fitores 3-0 me Kastriotin një javë më parë, arriti barazimin e tretë në kampionat. Tashmë në 3 takime të zhvilluara midis dy ekipeve ekuilibri është absolut: 1 fitore për secilin ekip dhe 1 barazim.

Sopoti e Burreli u ndanë në Librazhd në barazim 1-1, i pari historik midis dy ekipeve në katër ndeshje të zhvilluara.

Kategoria e Parë
Java 7
E shtunë, 25 tetor 2008

Sopoti-Burreli         1-1
Pogradeci-Besëlidhja     3-0
Dajti-Skrapari         2-2
Skënderbeu-ADA         2-2
Kastrioti-Bilisht Sport 3-3

E diel, 26 tetor 2008

Turbina-Naftëtari     14:30
Gramozi-Luftëtari    14:30
Tërbuni-Laçi         14:30

E Shtune, 25 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›