E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta me hapa galopantë, tri fitore radhazi

Teuta drejt kreut të renditjes me hapa galopantë. Është i vetja skuadër, që në tri ndeshjet e fundit ka shijuar vetëm fitore: kundër Apolonisë (2-0), Elbasanit (1-0) e Flamurtarit (1-0). Dhe të gjitha jashtë shtëpisë zyrtare të saj, stadiumit “Niko Dovana”, pasi ndeshjet i luan në “Tofik Jashari” të Shijakut.

Flamurtarin për ironi të fatit e ndëshkoi një “pjellë” e tij, “Labi”, Shpëtim Imeraj. Topi i Vangjel Miles çau barikadën dhe aty vlonjati i Teutës, Shpëtim imeraj ka ndëshkuar ish-skuadrën e tij në minutën e 82-të.

Për t’u veçuar është dhe një moment tjetër nga ndeshja, zëvëndësuesi i Flamurtartit, korçare Denis Mema u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 87-të.

Flamurtari mesa duket do të vendosë ndonjë rekord për kartonët e kuq gjatë këtij sezoni, pasi deri tani në tetë javët e para është futbollistët e tij janë ndëshkuar 6 herë me kartonë të kuq.

Mesa duket efekti “Starova” te Teuta ka filluar të ndikojë në skuadrën për të cilën të gjithë dyshonin se do të mbetej në zonën e ftohtë të “play-out”.

Në javën e 9-të, Teuta (tani 12 pikë) do të luajë në Lushnjë, ndërsa Flamurtari do të presë në Vlorë, Bylisin.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 8

E shtunë, 25.10.2008

Elbasani-Lushnja 2-0
Shkumbini-Tirana 0-0
Dinamo-Partizani 2-0
Teuta-Flamurtari 1-0

E diel, 26 tetor 2008

Bylis-Apolonia 14:30
Besa-Vllaznia 14:30

<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Courier New"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

KATEGORIA SUPERIORE, RENDITJA PAS JAVES VIII

     N    F    B    H    GSH  GP   DIF  PIKË

1    Tirana    8    5   3    0   10   3   +7   18

2    Dinamo    8    3   4    1   9    5   +4   13

3    Vllaznia  7    3   4    1   9    6   +3   12

4    Shkumbini 8    3   3    2   11   9   +2   12

5    Elbasani  8    3   3    2   5    3   +2   12

6    Teuta     8    3   3    2   5    4   0    12

7    Besa      7   3    2   2    6   5    +1  11

8    Flamurtari 8    3    1   4    6   8    -2  10

9    Apolonia  7    2   2    3   6    8   -2   8

10   Lushnja   8    2   0    5   5    9   -4   6

11   Partizani 8    1   2    5   4    9   -4   5

12   Bylis     7    1   2    4   5    10  -5   5



E Shtune, 25 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›