Energji pa nderprerje. CEZ Kufizim vetem ne raste remonti
Kompania e Shpërndarjes së Energjisë, CEZ nuk do të mund të ndërpresë furnizimin me energji elektrike pa njoftuar konsumatorët si dhe pa prezantuar planin e remonteve për vitin në vijim. Një prej rregullave të reja që përcaktohet në kontratën e re mes CEZ-it dhe konsumatorëve përcakton që nuk do të ketë me ndërprerje të energjisë për shkak të pamundësisë në furnizim.
Situata aktuale, investimet e bëra nga KESH, OST dhe CEZ garantojnë furnizim me energji nga burime të ndryshme, çka dhe ka krijuar kushtet për furnizim të pandërprerë me energji. Në kontratën e re përcaktohet që i vetmi rast kur do të ndalet energjia do të jetë për remonte të detyrueshme.
Enti Rregullator i Energjisë përcakton në kontratën e re, që nëpërmjet mediave apo rrugëve të tjera të komunikimit, CEZ duhet të njoftojë që në fillim të vitit për remontet e planifikuara, datat dhe orët se kur do të bëhen.
Kjo sipas drejtuesve të ERE do të ndihmojë të gjithë konsumatorët që të planifikojnë përdorimin e energjisë.