Merkel ne Ballkan Kriza e Eurozones nuk ju prek

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se kriza e borxheve në disa vende të Eurozonës nuk do të ndikojë në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa ka nisur vizitën e saj në Kroaci, në përfundim të së cilës do të niset drejt Beogradit, shefja e qeverisë gjermane nuk ka ngurruar të japë garanci se vështirësitë ekonomike në Greqi, Portugali e Irlandë, nuk do të zvogëlojnë mundësitë europiane të vendeve të tjera.
Gjatë një interviste në televizionin kroat, Merkel ka theksuar se të gjitha shteteve ballkanike iu është dhënë mundësia e perspektivës europiane, por ato duhet të plotësojnë kushtet e BE-së. Është e rëndësishme, sipas saj, që Serbia të bashkëpunojë me Kosovën, që Bosnje Hercegovina të krijojë qeverinë e saj, që Maqedonia të zgjidhë konfliktin për emrin me Greqinë. Ndërkohë, Sllovenia u bë vendi i parë që ia doli të anëtarësohet me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. Kroacia vitet e fundit ka zhvilluar bisedimet e anëtarësimit, të cilat u u mbyllën këtë verë.
Merkel pritet të takojë zyrtarët më të lartë të Beogradit mëngjesin e së martës, të cilëve, siç njofton shtypi gjerman, mes të tjerash do t’u kërkojë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Vizita e saj në Beograd vjen pak ditë para rifillimit të bisedimeve midis palës serbe dhe asaj kosovare, që priten më 2 shtator, në Bruksel.