Engel: SHBA, më shumë angazhim në Ballkan
Ligjevenesi amerikan, Eliot Engel, vlereson marreveshjen e fundit te Kosoves me Serbine, duke theksuar se përfitimet e Kosovës mbi përfaqësimin e saj në forumet rajonale dhe ndërkombëtare janë më të mëdha se sa humbjet. Gjate nje interviste per Zerin e Amerikes, Engel ka deklaruar prere se roli i SHBA ne Ballkan duhet te jete me i madh. Ai ka shprehur qarte mosbesimin nese gjerat i lihen teresisht ne dore Evropes, duke thene se SHBA-te duhet te jene me te angazhuara.
“Shtetet e Bashkuara duhet të jenë më të angazhuara. Nuk kam besim kur Evropa merr rolin udhëheqës. Nëse Shtetet e Bashkuar nuk do të ishin angazhuar në vitin 1999, nuk do të kishte bombardime dhe sërbët do të ishin ende në Kosovë pa asnjë shqiptar atje. Shtetet e Bashkuara u desh të merrnin rolin udhëheqës për të angazhuar evropianët”- tha ai.
Ai ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë miku më i mirë i Kosovës. E di se edhe Kosova dëshiron që amerikanet të jene të angazhuar atje.
“Ata na besojnë ne dhe e dinë se qeveria amerikane do të luftojë për ta, e dinë se Eliot Engeli gjithmonë do të luftojë për ta në zyrat e kongresit. Presidenti Barak Obama dhe sekretarja Klinton gjithashtu do të jenë me Kosovën. Mendoj se kjo është e rëndësishme. Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të angazhuara në rajon”- tha ai.