Shtrenjtohen produktet ushqimore në Shqipëri

Tiranë, 16 gusht - Pas bukës dhe ujit, ka nisur shtrenjtimi i të gjitha produktet e tjera ushqimore në Shqipëri, ka raportuar sot Top Channel. Nëpër dyqane dhe minimarkete rritja e çmimit për cdo produkt është mesatarisht 20 lekë, por ka dhe produkte të cilët janë shtrenjtuar edhe më shume se kaq.
Një kokërr vezë vetëm para pak ditesh blihej me 12 lekë, ndërsa tani ajo kushton 13 lekë, por shitësit thonë se furnizimi i ri pritet te sjelle nje tjeter rritje. Nje kilogram miell qe pak dite me pare blihej me 90 lekë, tashme kushton 120 lekë. E po kështu vaji dhe sheqeri, orizi dhe te tjera ushqime që janë konsum i përditshëm. Rritje kanë pesuar edhe qeset e ambalazhit, çmimi i të cilave është dyfishuar. Ndonese më parë nje pako kushtonte 40 lekë tashme çmimi i tyre është bërë 80 lekë.
Shitesit thonë se muaji shtator do të sjelle çmime edhe më të larta për produktet ushqimore, të pakten ky është paralajmerimi i firmave apo i kompanive qe i furnizon tregtaret e vegjël.