Prifti: Interesi kombëtar dikton të ardhmen e hidrocentralit të Zhurit

Tiranë, 17 gusht - Pas informacioneve të publikuara për ndërtimin e hidrocentralit të Zhurit në Kosovë, në kufi me Shqipërinë, një hidrocentral që sipas ekspertëve nuk duhet të lejohet pasi shkatërron florën dhe faunën përreth, por edhe devijon lumenjtë që kalojnë nëpër Shqipëri, ministri shqiptar i Ekonomisë, Dritan Prifti pohoi në një konferencë për shtyp se Qeveria shqiptare është duke negociuar me Qeverinë e Kosovës lidhur me këtë. Ministri Prifti theksoi se për këtë projekt të nisur nga Qeveria e Kosovës është krijuar një grup i përbashkët ndërqeveritar, me përfaqësues të dy qeverive, për të diskutuar në lidhje me vazhdimësinë e projektit të hidrocentralit të Zhurit, i paraparë të ndërtohet në Kosovë.
“E vërteta është se, në qoftë se ai hidrocentral ndërtohet në Kosovë, në pjesën e kufirit të Republikës së Shqipërisë dëmtohen rreth 18 koncensione të dhëna në vazhdimësinë e basenit ujor”, deklaroi ministri Prifti.
Ai garantoi se qeveria do të mbrojë koncensionet e dhëna dhe investimet e bëra në kufirin e Republikës së Shqipërisë.
Në këtë kontekst, Prifti citoi edhe kryeministrin Berisha, që deklaroi lidhur me çështjen e hidrocentralit të Zhurit se do të bëhet ajo që do të diktojë interesi kombëtar.
“Të dy qeveritë do të diskutojnë se cili është varianti më i mirë për ndërtimin e hidrocentralit të Zhurit. Për hir të së vërtetës, ekziston një variant, i cili lejon një rrjedhje ekologjike, një rrjedhje të caktuar në atë basen ujor, që të mos dëmtohen hidrocentralet që janë në Shqipëri, por edhe që hidrocentrali i Zhurit të ndërtohet me një kapacitet pak më të kufizuar”, theksoi Dritan Profti.
Sipas ministrit shqiptar, negociatat mes dy qeverive do të dalin së shpejti me një përfundim për mënyrën e ndërtimit të hidrocentralit të Zhurit.