Energjia Konfindustria kerkon nderhyrjen e Kuvendit
Konfindustria i kerkon zyrtarisht kryetareve te grupeve parlamentare te Partise Demokratike dhe Partise Socialiste si dhe Kryetares se Kuvendit te shqyrtojne gjendjen e veshtire te cilesise se furnizimit me energji elektrike te bizneseve dhe qytetareve nga CEZ Shperndarje. Sipasa te kesaj konfederate Gjergj Buxhuku Kuvendi duhet te nderhyje menjehere ne sektorin e shperndarjes se energjise elektrike pasi sipas tij ekonomia e vendit po ndien gjithnje e me shume demet e shkaktuara nga furnizimi me cilesi te dobet te energjise. Sipas Konfindustrise kontrata e lidhur nga CEZ me bizneset per furnizimin me energji elektrike eshte e njeanshme dhe favorizon kompanine shperndarese. Konfindustria ka llogaritur qe vetem ne 8 sektore industriale ne hapesiren kohore te 10-mujorit te vitit 2010 demi financiar nga cilesia e furnizimit me energji elektrike nga CEZ Shperndarje eshte mbi 23 milione euro shifer kjo qe do te jete disa here me e larte nese demi perllogaritet ne shkalle kombetare ne te gjithe sektoret.