E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne kerkim te zgjidhjes per zgjedhjet

Beteja per kutite dhe qendrimet radikale te paleve. 2010-a ishte nje vit politik i perqendruar tek perplasja per kutite e votimit ndersa debati mbetet pa zgjidhje

Politika shqiptare vijon te jete ne ngerc. 18 muaj me pare kreu i socialisteve Edi Rama fillimisht deklaroi se zgjedhjet e 28 qershorit 2009 ishin me te mirat e zhvilluara ndonjehere por me pas ndryshoi qendrim. Pas rezultateve perfundimtare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Rama u shpreh i bindur per vjedhjen e votes. Ne emer te kesaj transparence per 18 muaj me radhe ai kerkoi hapjen e kutive te fleteve te votimit. Nga ana tjeter demokratet te bindur ne fitoren e tyre por edhe ne respekt te Kushtetutes sic thone ata nuk pranuan per asnje moment hapjen e kutive te fleteve te votimit. Kryeministri Sali Berisha ne reagimet apo deklarata e tij publike eshte shprehur i hapur per transparence por pa shkelur Kushtetuten dhe vendimet e gjykatave. Pasi qendruan per me shume se nje vit e gjysme ne llogore ekstremisht te kunderta Rama terhiqet. Ai deklaron se fletet e votimit mund te digjen. Lajtmotivi i 18 muajve i njerezve qe ai mblidhte ne protesta ra brenda nje dite.

Rrugetimi i kutive

Kutite e fletet te votimit nisen nje rrugetim te gjate pas 28 qershorit 2009. Ne emer te transparences socialistet bojkotuan Kuvendin per rreth 9 muaj me radhe. Thirrjet e vazhdueshme te nderkombetareve nuk i dhane zgjidhje situates. Madje as rezoluta e Keshillit te Evropes e miratuar ne fund te janarit apo negociatat e zhvilluar ne zyren e Presidentit Bamir Topi ne prani te ambasadorit te KE-se Helmuth Lohan ai te OSBE-se Emanuel Montobio dhe ambasadorit amerikan John Withers nuk dhane nje zgjidhje. Secila nga palet dorezoi ne tryeze variantin e saj dhe as nderkombetaret nuk munden te gjenin nje zgjidhe te pranuar nga te dyja palet. Bojkoti u thye ne 25 shkurt pas nje debati te gjate nese digjeshin ose jo mandatet e socialisteve nese ata nuk paraqiteshin ne Kuvend. Nga kjo date deputetet e PS-se ishin te pranishem ne seancat plenare vetem ne minutat e debatit te lire parlamentar ku deklaronin qendrimet e tyre politike ndersa refuzonin te ishin pjese e veprimtarise se komisioneve te perhershme kuvendore. Me tej protestat ne rruge u menduan si alternativa me e mire per te ndryshuar mendjen e mazhorances. Per jave me radhe kryesocialisti i shoqeruar me ligjvenesit e zonave perkatese por dhe militante shetiti nga njeri qytet i Shqiperise ne nje tjeter. Kjo fushate protestash u mbyll ne 30 prill kur u kalua ne variantin C greven e urise. Deputetet socialiste dhe militante bllokuan bulevardin qendror te kryeqytetit per dite te tera ne kerkim te kutive te fleteve te votimit. Ndersa disa protestonin disa hynin ne greve urie te tjere negocionin. Pas deshtimit te negociatave ne Presidence ne muajin shkurt heren e dyte vendi i takimit u percaktua pertej kufijve ne Strasburg. Restorant Krokodili per nje nate te tere ishte qendra e politikes shqiptare. Perfaqesuesit e Bashkimit Evropian kerkuan per ore te tera arritjen nje konsensusi. Takimi pati vetem nje rezultat socialistet u kthyen ne Parlament. Me shpresen per nje kompromis deputetet e PS-se lane greven e urise dhe ne 24 maj u rikthehen ne Kuvend. Diskutimet me tej vijuan me te njejtin intensitet por dhe me te njejtat rezultate pa zgjidhje. Ne keto kushte PS ndryshon perseri qendrim duke kaluar ne marredhenie te kushtezuar. Nderhyrja e nderkombetareve riktheu socialistet ne jeten aktive parlamentare duke u bere pjese e komisioneve parlamentare por dhe debateve ne to. Politika e debateve e shoqeruar edhe nga kerkesa per hapjen e kutive te votimit vijoi per disa muaj me radhe. Gjate gjithe kesaj kohe opozita u be pjese e debateve ne komisionet parlamentare por asnjehere e votimit te projektligjeve qe ishin konsideruar si primare ne kuader te integrimit. Ne mes te nentorit pak dite pas vendimit per liberalizimin e vizave lidershipi socialist ndryshon perseri qendrim. Fletet e votimit nuk na duhen me - u shpreh Rama duke kerkuar transparencen e zgjedhjeve vetem nepermjet kutive te materialeve zgjedhore. Nje qendrim i mbajtur per 18 muaj ndryshoi brenda nje dite. Kjo ve ne dyshim nese ai vullnet ishte i vertete apo jo nderkohe qe loja lsquoe ka kush e ka vazhdon dhe ka pak gjasa te mbyllet brenda ketij viti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›