E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimi i zgjedhjeve opozita ultimatum mazhorances Sot te zgjidhet ngerci

Mete Mazhoranca ti pergjigjet pozitivisht propozimit tone

Kur pritet qe opozita e majte dhe kreu i saj Edi Rama te ndryshojne qendrim ne lidhje me propozimin per hetim parlamentar te zgjedhjeve te 28 qershorit duke rishikuar pikat te cilat bien ne kundershtim me ligjin ndodh e kunderta. Partia Socialiste dhe aleatet e saj te majte duket se nuk do te ndryshojne asgje nga propozimi i tyre dhe madje kerkuan nga mazhoranca miratimin e tij pasi ndryshe sipas tyre nuk do te zhvillohen zgjedhjet e ardhshme vendore. Nje nga perfaqesuesit opozitare kreu i G99-s Ervin Mete diten e djeshme i kerkoi mazhorances ne formen e nje ultimatumi ashtu si kerkesat e meparshme te aleateve te tjere te majte qe te pranoje pa kushte kerkesen e opozites per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e kaluara parlamentare. Neser sot mazhoranca duhet te pranoje propozimin e opozites. Neser sot klasa politike shqiptare dhe mazhoranca ne vecanti duhet te tregoje pjekuri e vullnet per te krijuar nje te ardhme me te mire ne kete vend. Qytetaret e ketij vendi kane nevoje per shprese optimizem e vizion jo per agresivitet e tension - tha Mete. Per opoziten e vetmja zgjidhje mbetet pranimi i propozimit te paraqitur nga ajo per hetim parlamentar te zgjedhjeve te kaluara edhe pse nga ana e saj mazhoranca kundershton disa pika te propozimit te cilat sipas saj duhet te jene ne perputhje me ligjin. Kriza politike ne vend duhet zgjidhur njehere e mire dhe zgjidhja duhet te jete neser sot. E enjtja ishte nje shans i humbur keq dhe kjo nuk duhet perseritur. Eumlshte humbur kohe mjaftueshem si dhe energji pa fund per ti dhene nje zgjidhje dhe tani nuk ka me as kohe as arsye per te vazhduar me kete ngerc - u shpreh Mete. Per kreun e G99-s zgjidhja e ngercit politik midis dy mazhorances dhe opozites duhet te arrihet sa me pare pasi ai ka nje ndikim mjaft te madh ne integrimin e vendit ne BE. Kjo krize politike po na le jashte dyerve te Evropes po na nxin faqen me partneret tane nderkombetare. Eumlshte momenti qe vullnetit te opozites dhe vendosmerise se saj per ta zgjidhur kete ceshtje mazhoranca per te miren e ketij vendi ti pergjigjet pozitivisht - nenvizoi Mete. Keshtu kjo deklarate e dhene perforcon edhe me shume ato te meparshmet te vete kreut te PS-se Edi Rama apo edhe aleateve te tjere te majte si Milo apo Ngjela te cilet kerkojne pranimin e propozimit te tyre pa asnje ndryshim megjithese disa nga pikat e ketij propozimi bien ne kundershtim me Kushtetuten. Por per opoziten e majte propozimi i tyre eshte plotesisht konform me rezoluten e PE-se dhe sipas saj eshte mungesa e vullnetit te mazhorances qe po pengon zgjidhjen e ngercit. Ndersa vete mazhoranca pritet qe te mbeshtese propozimin e Kryeministrit qe hetimi te behet sipas kodit dhe vendimeve te gjykatave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›