Hetimi i zgjedhjeve PD-PS ende ne negociata

Mazhoranca dhe opozita kane vijuar negociatat mes tyre per arritjen e nje kompromisi per menyren e hetimit te zgjedhjeve. Burimet nga te dyja palet pohojne se negociatoret kane diskutuar mbi dy variantet e para te cilat u bene publike ne seancen maratone te se enjtes. Ne kete seance Kryeministri Sali Berisha tha se pranonte variantin me 3 pika te propozuar nga opozita qe Partia Socialiste te kishte shumicen te kishte kryetarin dhe te hetonte vetem materialet zgjedhore. Ajo qe mazhoranca vuri si kusht per pranimin ishte shtimi i nje pike te katert ku te formulohej fjalia qe komisioni te hetonte ne baze te Kushtetutes dhe Kodit Zgjedhor qe do te thote djegie e fleteve te votimit dhe marrjen e materialeve zgjedhore ne Arkivin e Shtetit dhe jo ne KQZ sic kerkon PS. Pikerisht kjo pike ka mbetur dhe qendra e debatit mes paleve edhe pse keto dy variante kompromisi nuk jane shfuqizuar ende. Mesohet se negociatoret po perpiqen per nje variant te trete i cili ende nuk eshte zyrtarizuar. Negociatat mes Fatmir Xhafajt e Damjan Gjiknurit me Ilir Rusmalin e Viktor Gumin te nisura qe ne mesnaten e 23 dhjetorit do te percaktojne nese sot do te mbahet seanca plenare e zgjidhjes se krizes. Mesohet gjithashtu se edhe pse ende pa nje variant kompromisi deputetet demokrate jane njoftuar qe te mos largohen nga kryeqyteti nese ne cdo moment vendoset per mbledhjen e seances se jashtezakonshme.