PS Qeveria neglizhente ndaj izolimit ne Macukull e Derjan
Partia Socialiste akuzoi diten e djeshme qeverine se po tregohet neglizhente ndaj izolimit qe kane pesuar banoret e komunave Macukull e Derjan te rrethit Mat. Sipas deputetit socialist te qarkut te Dibres Qemal Minxhozi shteti eshte treguar i papergjegjshem ndaj banoreve te ketyre fshatrave te cilet duhet te dalin sa me shpejt nga izolimi pasi ndryshe theksoi ai ato do te perballen me probleme serioze. Vetem 50 metra rruge te demtuar rende qe mund te riparohen ne kushtet e emergjences qe banoret e gjashte fshatrave mund te kalojne perdite ketej. Eumlshte e pafalshme qe prej tri javesh nuk nderhyhet me mjete emergjente per ta riparuar sadopak qe njerezit te ecin me veshtiresi por mund te kalojne - tha Minxhozi. Sipas deputetit te selise roze kryetaret e komunave kane kerkuar nderhyrjen e mjeteve te ushtrise pro kjo gje nuk eshte marre parasysh.