Energjia, TVSH nuk ulet deri me 2011
Blerina Hoxha
Tatimi mbi Vleren e Shtuar ( TVSH) per energjine, nuk do te ulet para vitit 2011. Lajmin e dha dje ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti, gjate nje dreke pune me anetare te Dhomes Amerikane te Tregtise, duke shtuar se kjo lehtesi do te ndermerret nga qeveria, vetem gjate viteve te fundit te ketij mandati. Arsye per mos uljen e TVSH -se per energjine elektrike eshte ndikimi negativ ne buxhet i krizes globale, e cila eshte shoqeruar me ulje te nivelit te te ardhurave. Ne pamundesi per te ulur TVSH-ne per energjine, qeveria ka vendosur te heqe kete takse per importin e makinerive dhe pajisjeve qe perdoren per prodhim, duke synuar keshtu te stimuloje ekonomine. Nder skenaret e parashikuar ne kontraten e shitjes se OSSH-se, eshte qe ne total cmimi i energjise te rritet deri ne 10 per qind. Rritja ne ritmet 7-10 per qind te cmimit te energjise deri ne vitin 2012, eshte nje nder pikat kryesore te negociuara ne kontraten e shitjes se Operatorit te Shperndarjes se Energjise dhe qeverise. Por, sipas eksperteve te Bankes Boterore, rritja ne keto nivele edhe mund te mos ndodhe nese qeveria nderhyn me politikat e saj, cka presupozon nje ulje te mundshme te TVSH-se per energjine. Ulja e TVSH per energjine eshte konsideruar nje politike lehtesuese per tregun e energjise dhe sidomos per cmimet dhe nivelin e cmimeve ndaj konsumatoreve nga Banka Boterore. Por nderkohe nje qendrim krejt tjeter per kete politike ka Fondi Monetar Nderkombetar, i cili i ka rekomanduar qeverise shqiptare qe te mospraktikoje politika diferencuese per TVSH. Kjo per shkak se pervec, deficitit qe mund te krijohet ne arken e shtetit, ndodh qe ulja e TVSH-se per energjine te mos reflektohet ne cmimet per konsumatoret. Nderkohe para pak ditesh, OSSH i ka kerkuar Entit Rregullator te Energjise, rritje cmimi ne masen 23 per qind, dyfishi i asaj qe eshte percaktuar ne kontraten e shitjes. Por nderkohe eksperte te Bankes Boterore kane lajmeruar se cmimi i energjise ne rajon si dhe reshjet, do te jene dy faktoret qe do te percaktojne nivelin e cmimit te energjise elektrike per vitin qe vjen. Kete vit per shkak te krizes ekonomike globale, edhe cmimi i energjise elektrike ka rene gati me 50 % ne krahasim me fundin e 2007-es.
Financat: Pse nuk ulet TVSH-ja
Tatimi mbi Vleren e Shtuar, (TVSH) dhe kontributi i sigurimeve shoqerore nuk do te ndryshojne ne tre vitet ne vazhdim. Burimet zyrtare ne Ministrine e Financave pohuan se parashikimet fiskale, jane bazuar ne nje analize te ecurise disavjecare te treguesve fiskale, te realizimit te deritanishem te tyre, ne objektivat per uljen e evazionit fiskal si dhe ne parashikimet e rritjes ekonomike. Mbajtja e TVSH konstante per tre vitet ne vazhdim eshte bazuar, jo vetem ne ndikimet negative qe mund te kete ne te ardhurat e buxhetit te shtetit, por edhe ne jeten sociale, saktesohet ne dokumrntin e poltikacve fiskale. Gjithashtu eshte vertetuar qe sjellja e cmimeve ne drejtim te uljes se tyre shfaqet inelastike, pra ka shume pak gjasa qe ulja e TVSH-se do te rezultoje me ulje te cmimeve. Nje fenomen i tille sipas Ministrise se financave, nuk eshte verejtur as ne situaten aktuale ku ulja e tarifes doganore, per shkak te nenshkrimit te MSA dhe zbatimit te detyrimeve te OBT, vleresohet rreth 2-2.5%. Nje aspekt tjeter i rendesishem i mosuljes se TVSH-se eshte edhe treguesi i bilancit tregtar. Vendi yne ka nje deficit te larte tregtar dhe ulja e TVSH-se do te ndikonte me tej ne rritjen e deficitit tregtar, nepermjet favorizimit te importeve dhe dekurajimit te eksporteve. Ulja e TVSH ka qene nje debat i perhershem ndermjet komunitetit te biznesit dhe qeverise per uljen e normes saj, e cila aktualisht eshte 20 per qind. Ndryshimi i normes se takses nuk eshte lejuar nga Fondi Monetar Nderkombetar, pavaresisht se Shqiperia ka perqindjen e kesaj takse ne nivelin me te larte ne rajon. Sipas programit afatmesem, te ardhurat tatimore perbejne pjesen kryesore te te ardhurave totale, rreth 94 %, dhe arrijne ne rreth 26 % te PBB ne vitin 2010.