E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia e dobet, elektroshtepiaket jane funksionit

Elektroshtepiake qe rrezikojne te dalin jashte funksionit dhe femije qe po u dobesohet shikimi per shkak te ndricimit te dobet. Kjo eshte situata qe paraqitet ne zonat periferike te Tiranes, e kryesisht ne komunat Preze, Ndroq dhe Petrele. Nje shqetesim te tille, Avokati i Popullit ia ka paraqitur Korporates Elektroenergjetike Shqiptare, per dijeni edhe Entit Rregullator te Sektorit te Energjise. Sipas Dobjanit, nga te dhenat dhe verifikimet e institucionit qe ai drejton, ka rezultuar se disa zona rurale ne vend marrin energji elektrike me cilesi te dobet nga 140-160 Volt. “Kjo cilesi nuk eshte ne perputhje me kontraten e furnizimit me KESH sh.a. dhe nuk u mundeson banoreve te ketyre zonave kryerjen e nje aktiviteti normal jetesor”, veren ai. Sipas Avokatit te Popullit ne komunat Preze, Ndroq, Petrele etj eshte shkaktuar nje pakenaqesi tek banoret dhe nje paralizim i permbushjes se nevojave te tyre me burime te pranueshme te energjise elektrike. “Ne shtepite dhe objektet e tjera tregtare te ketyre zonave ka jo vetem nje mungese mjaft te madhe te energjise ne formen e kufizimeve, por dhe nje nivel mjaft te dobet voltazhi ne krahasim me zona te tjera urbane, c`ka nuk premton per mbajtjen ne pune te pajisjeve elektroshtepiake dhe per ndricimin optimal ne kohen e darkes”, thote ai.
Kjo ka sjelle per pasoje qe femijet te studiojne me mjete ndricimi aspak te pershtatshme dhe gatimi apo nevoja te tjera per energji, si ne familje, ashtu dhe per bizneset e ketyre zonave, te zevendesohen me mjete aspak te pranueshme dhe te leverdishme. Dobjani ka verejtur se bazuar ne ligj, praktika e ndjekur ne keto zona, krahas aspekteve dhe veshtiresive teknike, mbetet nje diskriminim dhe shkelje e hapur e te drejtave te konsumatorit. Sipas kreut te ketij institucioni, malli “energji elektrike” krahas debatit per cmimin e tij duhet te shikohet i lidhur ngushte me cilesine me te cilen ai sherbehet. Blerja e ketij malli dhe furnizimi i tij nenkupton, sipas Kodit Civil, nje mall cilesor, pa vese dhe te meta, i blere ne kushtet e mirebesimit te plote. Kjo do te thote se enti furnizues eshte i detyruar te zbatoje kontratat e lidhura sipas cilesise se mallit te parashikuar ne permbajtjen e tyre (220 V +/- 10-15%). Nisur nga kjo, ai i rekomandon KESH-it rritjen e cilesise se sherbimit ne furnizimin me energji elektrike per banoret e zonave rurale dhe eliminimin e dallimeve apo trajtimit te pabarabarte te tyre ne raport me konsumatoret e tjere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›