Energjia, edhe nga uji i pijshem
Kthimi i Shqiperi ne nje superfuqi te vogel energjetike ka terhequr vemendjen e kompanive private edhe drejt shfrytezimit te dyfishte te ujit te pijshem. Dje, ne konferencen e 8-te te shoqatave te Ujesjellesve, ministri i Ekonomise, Genc Ruli prezantoi projektet me te reja, ato te shfrytezimit te ujit te pijshem edhe per prodhim energjie. Duke sqaruar keto ide, Ruli theksoi se "ne METE kane ardhur edhe projekt-ide per shfrytezimin e potencialit hidrik te ujesjellesve, ne te njejten kohe per uje te pijshem dhe per shfrytezimin e energjise elektrike". Megjithate keto propozime jane ende ne fazen e projekteve pasi ne tryezat e ministrise nuk ka mberritur ende asgje konkrete per kete ceshtje. "Nese do te vijne propozime konkrete per kete qellim, do te vleresonim kontributin tuaj per ta pare ndermarrjen qe ju administroni si pjese e nje investimi me te madh. Pasi mund te ofroje jo vetem rritjen e cilesise se sherbimit, permes nje investimi te ri, por edhe kosto me te ulet, me nje shfrytezim dy qellimesh te burimit ujor nga investitoret private", deklaroi ministri Ruli. Nga ana ne kete konference eshte kerkuar edhe perfshirja e bizneseve private ne sektorin e furnizimit me uje. Ne mbeshtetje te ketij projekti, Ruli theksoi se "sherbime te tilla si impiantet e trajtimit te ujit te pijshem dhe te ujerave te ndotura te kanalizimeve, mund te kontraktohen fare mire me investitore private". Sipas tij, keta investitore do te rrisnin investimet, por do te sillnin dhe nje menaxhim me eficent te burimeve ujore ne vend. Nga ana tjeter, Ruli ka permendur edhe njehere vemendjen e investitoreve per te investuar ne sektorin e energjise hidrike ne Shqiperi, duke theksuar se ne kete ministri jane paraqitur rreth 160 projekt-propozime per marrjen me koncesion te HEC-eve. Aktualisht, pjesa me e madhe e Ujesjelles- Kanalizimeve vazhdojne te subvencionohen nga shteti, c'ka pengon edhe permiresimin e cilesise se ketij sherbimi per konsumatoret.
Uji i pijshem, monitorim cilesise
Ministria e Shendetesise do te vazhdoje monitorimin per te garantuar cilesine dhe vazhdimesine e analizave laboratorike te ujit te pijshem. Dje, zvministri i Shendetesise, Arben Ivanaj, deklaroi se "bazuar ne legjislacion aktual, eshte realizuar monitorimi i vazhdueshem i cilesise se ujit te pijshem. Bazuar ne udhezimet e Organizates Boterore te Shendetesise, MSH ka menaxhuar dhe situatat e krijuara ne rastet e ndotjes se ujit dhe ushqimit, si gastroenterite, ethe tifoide, septicemi, dizanteri, meningite, enterite te ndryshme, hepatite, poliomielit". MSH-ja eshte autoriteti pergjegjes per monitorimin e cilesise se ujit te pijshem, me qellim furnizimin e popullates me uje te sigurt dhe te shendetshem, te cilen e realizon nepermjet Institutit te Shendetit Publik dhe Inspektoratit Sanitar Shteteror. Kjo ministri monitoron ujerat siperfaqesor bregdetar per vleresimin e situates se ndotjes mikro-biologjike dhe kimike permes ISHP-se, nderkohe qe monitoron shkarkimet e ujerave urbane, shkarkimet indirekte te tyre (lumenjve, perrenjve, etj), si dhe ujerat banjatore.