Bixhozi i merr jeten punonjesit te policise
Tirane - Nje punonjes i burgut te Vaqarrit i ka dhene fund jetes, duke u vetevrare me arme, pasi kishte humbur te gjithe leket e rroges qe sapo kishte marre gjate nje loje bixhozi. Ngjarja ka ndodhur ne banesen e viktimes, ne rrugen "Jordan Misja" ne Tirane, gjate dites se djeshme. Gjyshja eshte gjetur pajete nga familjaret e tij, ne banese. "Perparim Gjyshja, 44-vjec, ka qelluar me arme tip "pushke" veten e tij duke gjendur dhe vdekjen e menjehershme"- thane burimet zyrtare te policise se Tiranes. Menjehere ne vendin e ngjarjes shkuan sherbimet policore te Komisariatit numer 3, Tirane, si dhe specialistet e seksioni te posacem kunder krimit ndaj Jetes dhe Shendetit. Nderkohe qe nje grup i perbashket hetimor ka hetuar ngjarjen. Sipas te dhenave Gjyshja ka vrare veten pasi kishte lene te gjitha leket e rroges se tij ne nje loje bixhozi. Nga hetimet paraprake te kryera rezultoi se viktima ishte punonjes prane burgut te Vaqarrit. Aktualisht nga specialistet e grupit hetimor eshte punuar per te sqaruar rrethanat qe kane cuar viktimen te ndermarre kete akt. Policia e kryeqytetit ka bere te ditur se, dosja hetimore i ka kaluar Prokurorise se Tiranes.
A. Cena
A. Cena