Kinema "Dajti", "oaz" per te rinjte
Ish-kinema "Dajti", nga nje "germadhe" e pavlere qe eshte aktualisht, se afermi do te kthehet ne nje "oaz" ku femijet dhe te rinjte te kalojne disa ore te kendshme duke naviguar ne internet, duke pikturuar, duke kercyer si dhe duke u argetuar ne gjithfare lloj menyrash. Ky eshte projekti me i fundit i prezantuar nga kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama. Shnderrimi i ish-Kinema "Dajti" do te behet per nje mision kulturore dhe zbavites per te rinjte, te cilet aktualisht nuk dine se ku te kalojne momente te kendshme. Te shnderruar ne pasive, ata mund te argetohen ne ambientet e ardhshme te ish-kinema "Dajtit". Ne kete menyre, ngritja e qendrave multimediale dhe komunitare, nje nga objektivat e bashkise se Tiranes, do te jetesohet me projektin e pare te ketij lloji, qe do te synoje rigjallerimin e aktivitetit kulturor, artistik dhe rekreativ ne kryeqytet. Ne kete kuader, bashkia e Tiranes shpalli nisjen e rikonstruksionit te kesaj godine, per ta kthyer ate ne nje qender multimediale e cila do te plotesoje nevojat, deshirat dhe ambiciet artistike e krijuese te grupmoshave te reja. Perdorimi i instrumenteve informatizues per te favorizuar shkembimin dhe kultivimin e njohurive te reja, mbetet nje nga sfidat e krijimit te ketyre qendrave multifunksionale. Kryebashkiaku Rama, i pranishem ne fillimin e punimeve per krijimin e kesaj qendre te pare multimediale ne kryeqytet, u shpreh se ky projekt do t'u jape mundesi te rinjve te shoqerizohen ne kushte standardesh evropiane. "Ky eshte nje hap shume i rendesishem perpara, jo thjesht ne mbajtjen e nje premtimi te bere rinise kryeqytetase, por ne krijimin e nje shansi te ri, e nje perspektive te re per ta", tha Rama. Godina e re multimediale do te kete ne perberje te saj nje salle kinemaje, salle konferencash, ekspozite, kendin e librit, salle femijesh apo edhe studio regjistrimi.
Projektet
Ngritja e qendrave multimediale dhe komunitare eshte thelbi i nje serie projektesh qe do te ndermarre bashkia e Tiranes. Gjithe qellimi i ketyre projekteve eshte qe te plotesoje nevojat, deshirat dhe ambiciet artistike e krijuese te grupmoshave te reja.
Projektet
Ngritja e qendrave multimediale dhe komunitare eshte thelbi i nje serie projektesh qe do te ndermarre bashkia e Tiranes. Gjithe qellimi i ketyre projekteve eshte qe te plotesoje nevojat, deshirat dhe ambiciet artistike e krijuese te grupmoshave te reja.