E Diel, 1 Nëntor 2026

Vret shokun e denoncon ne polici si te vetevrare

Kavaje - Pasi ka vrare shokun e tij, ka shkuar ne polici dhe ka bere denoncimin, duke thene se, ai ishte vetevrare. Ngjarja e rende ka ndodhur diten e marte ne fshatin Karpen te rrethit te Kavajes, por vetem diten e djeshme eshte bere e ditur nga policia e kryeqytetit. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit kane bere te ditur nje dite me pare, se eshte vene ne pranga Arjan Gramin 34 vjec, nga fshati Ndroq, Tirane. Ky i fundit akuzohet se ka vrare me arme zjarri, te llojit pistolete te llojit "TT", shokun e tij, Kastriot Godolen, 26 vjec nga Vlora.

Ngjarja

Vrasja e 26-vjecarit ka ndodhur ne dhomen ku dy te rinjte, te punesuar si cobane rrinin ne nje stan ne fshatin Karpen te Kavajes. Burimet nga policia e Kavajes, kane bere te ditur se te dy kishin dy muaj qe rrinin bashke pasi ishin punesuar. Dyshimet e para te policise jane se, Grami e ka vrare shokun e tij, vetem pse nuk kishte bere gati dreken, pasi viktima rrinte ne shtepi, e autori dilte me kafshet per t'i kullotur. Por i arrestuarit ka treguar ne polici te gjithe ngjarjes. Burimet thane se, dy shoket diten e marte pasi ishin kthyer me bagetite kishin dale ne klubin e fshatit ku kishin konsumuar disa gota alkool. Me pas ata i jane drejtuar nje prej bilardove ku kane bere disa loje, por kishin konsumuar perseri pije alkoolike. "Udhetimi", i tyre ka zgjatur deri rreth ores 17:00, te asaj dite, kur me ne fund, Grami dhe Godole, jane kthyer ne dhomen e tyre, qe u ishte dhene per te ndenjur per punen qe benin. Por ketu kishte nisur sherri, qe ka sjelle dhe vrasjen. Grami i kishte bertitur 26-vjecarit, se perse nuk e kishte bere gati dreken, pasi sipas policise, viktima me shume rrinte ne shtepi. Gjate zenkes, Grami kishte nxjerre armen qe mbanin aty per ndonje rast dhe ka qelluar shokun e tij, duke i marre jeten.

Denoncimi

Pasi ka vrare 26-vjecarin Godole, Grami i eshte drejtuar Policise se Kavajes ku ka denoncuar se, shoku i tij, ishte vetevrare me armen qe mbanin ne shtepi. Ne drejtim te vendit te ngjarjes ishin nisur efektivat e policise qe kane marre kufomen por nuk jane bindur nga versioni i dhene nga Arjan Grami. Pikerisht per kete gje, e kane marre ne pyetje disa here, deri kur me ne fund kane arritur qe ta "gozhdojne", me fakte se ai ishte autori i vrasjes se kolegut te tij. Policia e Tiranes, beri te ditur se, arrestimi i Gramit u be pasi ne fshatin Karpen, tek ish-rezervati i peshkimit ka vrare Kastriot Godolen, 26 vjec. Gjate hetimeve policia ka sekuestruar dhe nje arme zjarri tip pistolete "TT". Nderkohe qe ndaj 34-vjecarit jane ngritur akuzat e "vrasjes me dashje" dhe "mbajtjes pa leje te armeve luftarake".

Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›