Lista e re, këtë vit do të ketë mbi 400 barna me rimbursim
Lista e re e barnave që pritet të miratohet këtë javë nga Këshilli i Ministrave do të ketë më shumë se 400 barna me rimbursim. Lajmi është konfirmuar nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Sipas të dhënave paraprake, veç ilaçeve të shtrenjta që janë propozuar për transplantin, fëmijët me probleme të gjakut dhe ilaçe të shtrenjta për sëmundjet e zemrës dhe prostatës, lista e re do të ketë medikamente të cilat do të rimbursojnë gati 100 për qind kategorinë e pensionistëve që vuajnë më shumë nga problemet shëndetësore. Sipas ISKSH-së në listën e barnave, gjatë viteve të fundit, janë shtuar mbi 115 barna të reja, kryesisht për trajtimin e sëmundjeve kronike dhe pensionistëve. Kjo kategori përfiton rreth 90% të rimbursimit në total që jep shteti për shtresat në nevojë. Sipas ISKSH-së, pensionistët mbulohen 100% sa i takon rimbursimit të barnave të listës së rimbursueshme. Në listën aktuale të rimbursimit janë afro 400 barna të rimbursueshme, të cilat pritet të shtohen ndjeshëm dhe me vendimin e fundit të qeverisë për të, që pritet brenda disa ditësh. Nga 3.4 miliardë lekë që jepej nga qeveria e mëparshme për barnat e rimbursueshme, në vitin 2009 fondi që është akorduar për barnat kap shifrën 4.7 miliardë lekë. Për vitin 2008, sipas të dhënave nga ISKSH, në total rimbursimi i barnave kapi shifrën 4.2 miliardë lekë. Lista e re e barnave me rimbursim për vitin 2009, pasi ka marrë miratimin nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ndërsa janë mbyllur të gjitha propozimet e listës, si dhe ka parashikuar se cilat nga ilaçet e sugjeruara do të jetë në rimburismin e këtij viti, komisioni i hartimit të listës ka propozuar dy barna të reja dhe të shtrenjta. Sipas komisionit të hartimit të listës së barnave janë propozuar që këtë vit të jenë pjesë e rimbursimit medikamentet për të sëmurët të cilët kryejnë transplant dhe për pacientët që vuajnë nga sëmundjet e rënda të gjakut, siç është leucemia. Duke nisur nga përfundimi i një marrëveshjeje, e cila arrinte të siguronte trajtimin për pacientët me sëmundje të gjakut dhe tashmë fondi i dhënë nga ky bashkëpunim nuk mund të sigurohet për vitin 2009, është menduar që nevojat për këtë kategori pacientësh të jenë pjesë e listës së rimbursimit.