E Diel, 1 Nëntor 2026

Energjia elektrike permireson bilancin tregtar dhe mban te forte lekun

Prodhimi i energjisë elektrike duket se po kalon në një fazë më të qëndrueshme. Eksportet pritet të vazhdojë edhe gjatë verës falë rezervave të mira hidrike. Megjithatë, ekspertët këshillojnë larmi të burime energjitike.
Premtojnë eksporte edhe gjatë stinës së verës.
Për këtë ndihmojnë kushtet e motit por edhe mirëmenaxhimi i situatës hidrike. Sektori i energjisë po përjeton kohën e tij më mirë, me eksporte që vetëm tre muajt fundit sollën brenda vendit 30 milion euro.
Prej janarit prodhimi i energjisë elektrike i kaloi 3.3 teravat, ndërsa gjithë vitin e kaluar u prodhuan 4 teravat energji sipaS KESH.
Eksporti i energjisë përmirësoi tregtinë e jashtme të vendit, por dha efekte pozitive edhe në tregues të tjerë të ekonomisëë.
Prej vitit të kaluar u vuvë në punë edhe turbinat e disa HEC-eve private, të cilat siguruan 7% të prodhimit.
Ndonëse po zhfrytëzohen mirë burimet hidrike, ekspertët theksojnë nevojën për një larmi të burimeve të energjisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›