E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia elektrike, reforma dhe çmimi

Pa dyshim qe sektori i energjise elektrike do te vazhdoje te jete ne qender te opinionit publik, edhe pse qeveria mundohet te sillet sikur i ka lare duart me kete sektor, per te mos thene se pretendon qe i ka zgjidhur te gjitha problemet qe mbart ky sektor nevralgjik per zhvillimin ekonomiko-social te vendit.


Objekt i shkrimit nuk eshte puna qe qeveria ka bere apo me mire te themi, qe qeveria nuk ka bere, por ajo qe perflitet si shpesh ne muajin korrik e gusht te ketij viti, si muaj paszgjedhor: reforma ne sektorin e energjise elektrike.


Ne kete diskutim, deri tani jane perfshire institucione publike, si Enti Rregullator i Energjise Elektrike (ERE) dhe KESH-i, si shoqeri publike apo aktore periferike, qe ne thelb reformen e kane kufizuar thjesht tek rritja e çmimit te energjise elektrike per konsumatoret e te gjitha kategorive.


Qe ne fillim dua te them se kufizimi i reformes vetem te rritja e çmimit, eshte perfytyrim jo i goditur dhe ne teresi nuk do te sjelle suksesin e duhur ne shendoshjen e hallkave te sistemit te energjise elektrike, perfshi edhe te tre shoqerite qe operojne ne kete sistem: Operatorin e Sistemit te Shperndarjes (OSSH) tashme te privatizuar, Operatorin e Sistemit te Transmetimit (OST) dhe KESH-in qe trashegon emrin e ish-shoqerise publike, por jo gjithe funksionet dhe atributet, nje pjese te te cilave ia kane marre OSSH-ja dhe OST-ja.


Reforma, si para privatizimit te OSSH-se, edhe pas privatizimit te saj, synon miremenaxhimin e burimeve te energjise elektrike nga vendi apo importi, ne funksion te furnizimit te konsumatoreve me energji elektrike ne sasine dhe cilesine e duhur, duke realizuar integrimin e sistemit elektrik shqiptar me ate ballkanik dhe europian.


Permbushja e ketij synimi dhe funksioni, pa dyshim qe kerkon ndryshime e permiresime ne planin teknik, operacional, komercial e ligjor per te tre shoqerite e lartpermendura veç e veç dhe se bashku, por pa perjashtuar vete ERE-n, si institucion te mirefillte shteteror me mision teper specifik dhe te pavarur nga shteti apo politika.


Keto ndryshime do te reformojne me se pari marredheniet midis ketyre operatoreve dhe me tej me opreatoret e rinj qe duan te futen ne tregun e energjise elektrike, kryesisht si prodhues, importues apo eksportues te energjise elektrike.


Te gjitha ndryshimet, pa dyshim duhet te realizohen me investime financiare te medha nga te tre shoqerite/operatoret ekzistues dhe nga te rinj (pothuajse te gjithe private), qe synojne te futen ne kete treg.


Vellimi i madh i ketyre investimeve eshte nje shkak me shume, qe kerkon medoemos vleresimin e reformes si nje aksion i madh ne front te gjere dhe jo vetem si rritje e çmimit te energjise elektrike.


Duke qene se eshte folur shume per domosdoshmerine e rritjes se çmimit te energjise elektrike per konsumatoret, me poshte do ta fokusoj shkrimin ne kete çeshtje shume te debatuar.


Me duhet te pranoj qe ne fillim, se çmimi eshte nje element i rendesishem i reformes, por ai duhet pare jo i veçuar nga elementet e tjere te reformes dhe ne veçanti me disa çeshtje/dukuri, qe mund te themi se kane krijuar nje klime tipike te tregut shqiptar te energjise elektrike ne gati 20 vjet rresht.


Keta çeshtje/dukuri lidhen me miremenaxhimin e kompanive ne kete sektor dhe jane kryesisht humbjet e larta te energjise elektrike ne prodhim, transmetim e shperndarje, me vjedhjen e energjise elektrike kryesisht ne shperndarje, me mospagesen e faturave te energjise elektrike (ne disa zona mospagesa e fatures se energjise elektrike eshte kthyer ne tradite!..), ne nderprerjen e furnizimit te energjise elektrike, ne faturimin voluntarist e abuziv te energjise se konsumuar, ne mosplotesimin e parametrave per energjine e furnizuar etj...


Une i numerove jo se keto dukuri nuk njihen, por per te thene se zgjidhja e ketyre mund te behet se bashku dhe vetem te zgjidhura se bashku do te sjellin permiresim te situates ne te tre kompanite operuese e me tej ne te gjithe sektorin e energjise elektrike.


Fokusimi vetem tek rritja e çmimit te energjise elektrike nuk do te sjelle permiresimin e situates se kompanive apo te sektorit, përkundrazi, kompanite do te vazhdojne te lengojne ne nje gjendje financiare te veshtire.


Per te arguamentuar kete qe thashe, kujtoj se ne çdo vit eshte rritur çmimi i energjise elektrike, por siutata financiare e kompanive ka ardhur duke u perkeqesuar, sidomos ne vitet e fundit, ku ne çdo vit, humbjet e tyre kane qene te rendit 150 deri 200 milione euro, pa perfshire ketu kredite qe jane marre per importin e energjise elektrike apo mbeshtetjen qe ka dhene buxheti i shtetit per keto importe.


Natyrisht qe per menaxheret e kompanive eshte me komode qe te rriten çmimet e energjise elektrike per konsumatoret dhe do te ishte shume e deshirueshme per ta qe shendoshja e gjendjes te vinte permes kesaj rritjeje.


Por nuk mund te ndodhe kjo "mrekulli" ne xhunglen e dukurive negative. Vetem humbjet e energjise elektrike jane 40% e sasise se enegjise qe hidhet ne rrjet. Vetem per kete gjashtemujor humbjet kalojne mbi 1 miliard kilovator energji elektrike, aq sa do t'i prodhonte hidrocentrali i Vaut te Dejes po te punonte 12 muajt e vitit!...


Edhe me keq kur kujton se arketimi i faturave te energjise elektrike eshte ne nivel te ulet, rreth 80%, dhe ne zona te veçanta shume me pak se kjo mesatare.


Ne kuadrin e reformes te sektorit, nje vend te rendesishem ka patur eliminimi i ketyre dukurive negative, per te cilat ka filluar te flitet gjithmone e me pak. Privatizimi i OSSH-se, perveç te tjerash, eshte nxitur per te eliminuar keto dukuri nepermjet nje menaxhimi si kompani private.


Ta shkeputesh çmimin e energjise elektrike nga sa numeruam me siper, mund te krijosh edhe efekte negative, sepse duhet pare terreni konkret ne te cilin operohet. Do te komentoj vetem tre dukuri te terrenit, apo klimes ne te cilen operohet, jo pse te tjeret nuk kane rendesi.


Se pari, humbjet dhe vjedhjet e energjise elektrike nuk jane njesoj te larta ne te gjitha zonat elektrike te shperndarjes. E njeta gje verehet edhe per nivelin e arketimeve. Duke pranuar te verteten, duhet te themi se disproporcionet nga njera zone elektrike ne tjetren, apo edhe brenda se njejtes zone, jane te medha!...


Rritja e çmimit te energjise elektrike nuk prek fare konsumatoret qe nuk e paguajne apo e vjedhin energjine elektrike, sepse per ata çmimi eshte gjithmone zero, apo aq sa zemra ua pranon atyre...


E pare ne kete aspekt, rritja e energjise elektrike do te rendoje si gjithmone mbi ata konsumatore qe e paguaje energjine e konsumuar apo per te mos thene edhe me teper.


Pra, njera pale do te vazhdoje te paguaje per palen tjeter nepermjet rritjes se panderprere te rritjes se çmimit.


Rritja e çmimit duhet bere vetem atehere kur kompania te kete krijuar nje terren pothuajse te njejte per konsumatoret, sepse çmimi i rritur mund te konsiderohet si penalizim per nje pale dhe mund te kemi nje efekt te kundert nga ai qe pritet.


E thene me shkoqur, ose kompanite dhe institucionet do te sjellin "abuzuesit" tek te rregulltit, ose ka gjasa qe te rregulltit te shkojne natyralisht tek "abuzuesit" dhe nese fillon ky kthim mbrapsht, do te kete pasoja te renda!...Problemi i pare ne kete kendveshtrim duhet te rrise pergjegjesine tek idhtaret e rritje se çmimit, pa gjetur rruget e uljes se humbjeve dhe rritjes se arketimeve....


Se dyti, ne faturimin e energjise elektrike te konsumuar, jane verejtur dhe po verehen abuzime te renda, qe kryhen sistematikisht nga faturuesit. Zemerimi i konsumatoreve eshte faturuar dhe reagimi i tyre eshte dukshem i nervozuar. Imagjinoni se çfare do te ndodhe, kur keta kliente viktima duhet te paguajne edhe nje çmim me te rritur te energjise elektrike!....


Se treti, nuk duhet te neglizhohet edhe loja politike qe qeveria, ERE dhe bleresi i OSSH-se bene ne kurriz te konsumatoreve, duke rene dakord qe, per efekte elektorale, te mos rritet çmimi i energjise elektrike per vitin 2009, por rritja te behet per vitin 2010, duke kompensuar edhe humbjet e vitit 2009!


Eshte per te ardhur keq qe ne kete loje politike te neveritshme u perfshine shume aktore, por rritja e ndjeshme e çmimit te energjise elektrike do te sjelle pa dyshim efekte negative.


Do te jene organizmat jo qeveritare te mbrojtjes se konsumatoreve, vete konsumatoret, por pse jo edhe opozita, qe do te kundershtojne rritjen e çmimit te energjise elektrike dhe kjo veshtire se kalon pa ndikime.


Do te jete e udhes qe perpara se te iniciohet nje rritje e re e çmimit te energjise elektrike, qe ka gjasa te jete mbi 20% te çmimit aktual apo edhe me shume, te analizohen faktoret qe perbejne klimen e tregut shqiptar te energjise elektrike (pa perjashtuar edhe aspektin social) dhe mos te flitet vetem per rritje te çmimit te energjise, nese duhet te kemi sukses. Besoj se vetem me rritjen e çmimit te energjise, duke mos ndikuar mbi faktoret e tjere, eshte tepruar...

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›