E Diel, 1 Nëntor 2026

Projektligj për fshatrat turistikë: Toka të blihet me çmimin e tregut

TIRANË- Së shpejti gati projektligji për fshatrat turistikë, sipas të cilit pronarët do të blejnë me çmimin e tregut tokën ku janë ngritur vilat e tyre në këto fshatra. Lajmi është dhënë sot nga kreu i qeverisë gjatë mbledhjes së radhës të Këshillit të Ministrave. Sipas Berishës, qeveria do të marrë në shqyrtim projektligjin "Për privatizimin e fshatrave turistik", i cili vlerësohet si mjaft të rëndësishëm pasi "i jep përgjigje përfundimtare statusit të fshatrave turistik në Shqipëri".
"Borgjezia e re duhet në mënyrë përfundimtare të blejë me çmim tregu tokën ku janë ndërtuar vilat e tyre në fshatrat turistik", tha Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku informoi se "këto fonde do të kalojnë për pronarët".
Sipas tij, statusi i fshatrave turistik është një problem i ndërlikuar gjatë rrugës.
"Tani ne do t'i japim përgjigje përfundimtare, në interes të dyanshëm: të atyre që i posedojnë, por edhe të pronarëve, sepse të gjitha fondet do të kalojnë për pronarët".
Si theksoi më tej se "statusi i këtyre fshatrave nuk lejon që të përdoren praktikat e legalizimit".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›