Divorci, qëllon me thikë gruan dhe vajzën
DURRËS - Një 52 vjeçar nga qyteti i Durrësit ka masakruar familjen e tij në mesnatë. Ka qenë ora 03:45 kur Sotiraq Kurilla ka sulmuar me thikë të shoqen dhe më pas edhe të bijën 15 vjeçare që tentoi të shpëtojë të ëmën. Autori i kap në flagrancë nga policia.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, në banesën e çiftit Kurrila që Gjykata kishte vendosur të jetonin të ndarë. Ky fakt mendohet të ketë çuar në krimin brenda familjes, ku mbeten të plagosura 46 vjeçarja Aleksandra Kurrila dhe e bija, Kristina 15 vjeç.
Siç bën të ditur policia me anë të një njoftimi për shtyp, Sotiraq Kurila banues në lagjen Nr 3 të qytetit të Durrësit për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thike bashkeshorten, Alesandrën, si dhe gjate konfliktit ka goditur me thike vajzen e tij Kristina cila ka nderhyre për të mbrojtur të emën. Si rezultat kanë mbetur të plagosura nënë e bijë, të cilat vazhdojnë të marrin ndihmë mjeksore dhe gjendja e tyre eshte jashte rrezikut per jeten. Ndërsa mësohet se edhe vetë kryefamiljari që kreu krimin është dëmtuar në koke me mjet të forta.
Krimi në familje erdhi si pasojë e kontraditave të forta në çift ç'ka kishte çuar në daljen e një urdhri nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durres që i jepte të drejtën Aleksandra Kurilës të jetonte me dy vajzat në shtepinë e tyre, pasi kryefamiljari, Sotiraq Kurila në vazhdimesi ushtronte dhunë në familje. Sherbimet e Policise po ne te njejten date kane ekzekutuar vendimin e gjykates duke ia bere me dije vendimin shtetasit Sotiraq Kurila. Pra ai ishte nxjerrë nga shtëpia dhe kishin nisur procedurat e divorcit.
Kjo gje nuk eshte mirepritur nga i lartepermenduri, i cili në orët e para te mengjesit pasi ka shkuar ne banesen e tij ka kercenuar dhe ka tentuar te vrase me thike bashkeshorten e tij duke thyer keshtu dhe vendimin e gjykates se Rrethit Gjyqsor Durres te dates 11 korrik 2009.Veprat penale ne ngarkim te shtetasit Sotiraq Kurila per te cilat ai do te perballet me gjyqësorin jane "Vrasjes me paramendim te mbetur ne tentative", "Shkeljes se vendimit te Gjykates" dhe "Keqtrajtimit te te miturve".