E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në nënstacion, plagosen tre punonjës

ELBASAN- Tre punonjës kanë mbetur të plagosur, pas një shpërthimi në nënstacionin elektrik të Elbasanit. Ngjarja ndodhi gjatë paradites, në nënstacionin elektrik të drejtorisë së tensionit të lartë në Elbasan, në afërsi të Kombinatit Metalurgjik të qytetit.
Nuk dihet ende shkaku i saktë i shpërthimit, por dyshimet e para flasin për një qark të shkurtër. Të lënduar nga shpërthimi mbetën inxhinieri Veli Sulovari, 54-vjeç dhe dy punonjës, Roza Bezhani 50-vjeç e Alma Seitaj 40-vjeç.
Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, ndërkohë që mjekët thonë se gjendja është e rënduar.
Një grup hetimor i është drejtuar vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat e incidentit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›