“Ndihmoni Shqipërinë në procesin e liberalizimit të vizave”
16/09/2009 Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zhbogar, u bën apel vendeve të BE-së
Komisioni Evropian është deklaruar i gatshëm për të ndihmuar vendin tonë
Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zhbogar, u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian që të ndihmojnë Bosnjë-Hercegovinën dhe Shqipërinë në procesin për realizimin e kushteve për heqjen e vizave. Njoftimi është bërë nga mediet sllovene. Bashkimi Evropian tashmë e ka miratuar vendimin për heqjen e vizave për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, dhe kjo, sipas ministrit Zhbogar, ka nxitur reagim negativ në Bosnjë-Hercegovinë. Ai ka kërkuar që të ndihmohen Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria, që deri në raportet e tetorit të arrijnë përparim më të madh, në mënyrë që pas Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi t’i arrijnë kushtet për liberalizimin e vizave. Ndërkohë autoritetet ndërkombëtare janë treguar të gatshme për të ndihmuar vendin tonë në rrugën e procesit të liberalizimit të vizave. Para pak ditësh ministri i Brendshëm italian Roberto deklaroi gatishmërinë e Italisë që të ndjekë Shqipërinë, në mënyrë që nga 1 janari i vitit 2010 ajo të përshtatet me normat që duhen për liberalizimin e vizave. Por ai ka vlerësuar se Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina kanë ende rrugë për të bërë lidhur me këtë proces. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një konference mbi emigracionin e paligjshëm, kriminalitetin e organizuar, terrorizmin dhe korrupsionin, që u mbajt në Slloveni. Po ashtu edhe Komisioni Europian është deklaruar i gatshëm për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë. I ngarkuari me punë i delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri Garrido Ruiz gjatë pjesëmarrjes në mbylljen e projektit të financuar nga BE-ja “Mbështetje për zbatimin e strategjisë kombëtare të migracionit”, rikonfirmoi përkushtimin e patundshëm të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë. Ai shprehu gjithashtu besimin se, nëse Shqipëria vazhdon të përparojë dhe nëse kushtet plotësohen, ajo do t’u bashkohet fqinjëve të saj së shpejti”. Procesi i liberalizimit të vizave, i filluar gjashtë vjet më parë, është një nga mjetet e luftës kundër hyrjes së emigrantëve të paligjshëm nga vendet ballkanike.