Zbulohen 3 parcela me hashash, digjen 360 rrënjë
16/09/2009 Informacion për mbjellje të lëndës narkotikë në fshatin Tërpan
Dyshohet që pronarët të jenë të zonave përreth ose grupeve të qytetit
BERAT- Dy grupe me nga 20 punonjës policie kanë marrë pjesë gjatë një aksioni antidrogë që është zhvilluar gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm në një fshat 46 km në jug të rrethit të Beratit. Kanë qenë informacionet e siguruara në rrugë operative të mbërritura në zyrën e Antidrogës që kanë bërë me dije se kultivimi i lëndëve narkotike, cannabis stativa vazhdon ende në fshatin Tërpan të këtij rrethi. Menjëherë pasi është hetuar rreth këtyre informacioneve dhe dyshimet kanë rezultuar të vërteta në orët e para të mëngjesit të djeshëm është organizuar aksioni antidrogë. Drejt fshatit të largët mësohet se kanë mbërritur të parët agjentët e antidrogës dhe më pas është kërkuar ndërhyrja e menjëhershme e uniformave blu. Pikasja e plotë e tre parcelave të mbjella me lëndën narkotike ka bërë që agjentët e Antidrogës të kërkojnë ndërhyrjen e uniformave blu për eliminimin me djegie të tyre. Burime të Drejtorisë së Policisë qarkut Berat bëjnë me dije se mëngjesin e djeshëm janë dërguar drejt fshatit të largët Tërpan dy grupe punonjësish që i përkasin sektorit të rendit dhe të grupeve të gatshme brenda Drejtorisë të Policisë në përbërje të së cilit kanë qenë plotë 40 uniforma blu. Tre parcelat e mbjella me kanabis sativa mësohet se janë gjetur në një nga zonat tepër të thyera malore, me një distancë të afërt rreth 200 metra mes tyre. Nga verifikimet e bëra mësohet se parcelat kanë pasur nga 120 rrënjë kanabis sativa secila. Pasi janë evidentuar 360 rrënjët e bimëve narkotike ato janë prerë dhe shkulur nga uniformat blu dhe më pas janë eliminuar me anë të djegies. Po, sipas burimeve të Drejtorisë së Policisë, po punohet për të zbuluar autorësinë e mbjelljes dhe kultivimit të tyre, të cilit për nga mbjellja e parcelave duket se nga kultivimi deri në momentin që janë zbuluar duket se u është shërbyer me të gjitha parametrat e shërbimit të kësaj bime. Bimët mësohet se kanë qenë në fazën e rritjes dhe nuk u ka munguar kujdesia, çka hedh dyshimet se kultivuesit mund të jenë banorëve të zonave përreth ose i grupeve të organizuara nga qyteti. S. Gorica