Energjia, modeli i tregut
Sa kohë që OSSH-ja është shoqëri shtetërore, energjia elektrike, që prodhohet nga KESH-i, mbi kërkesën e furnizuesit publik me pakicë, i shitet OSSH-së, për mbulimin e humbjeve, në sasinë që kërkohet prej saj. Çmimi i shitjes do të jetë çmimi i miratuar nga ERE, për furnizuesin publik me pakicë, për vitin në të cilin realizohet shitja. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe lidhet me modelin e ri të tregut të energjisë elektrike, miratuar nga ERE.