Zyrat, QKL tek INIMA
Qendrës Kombëtare të Licencimit, QKL, i janë dhënë disa mjedise në katin e dytë, në ndërtesën e ish-INIMA, e cila ndodhet në administrim e Këshillit të Ministrave. Ligji për krijimin e QKL-së u miratua dje në Komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat. Ai konsiston në marrjen e lejeve dhe licencave vetëm në një sportel, sikundër ndodh me regjistrimin e biznesit në QKR. Projekti financohet nga programi amerikan USAID dhe synon uljen e korrupsionit.