Depozitat, shtyrja e afatit
Zhvendosja e depozitave të naftës pranë porteve Durrës dhe Shëngjin duhet të kryhet brenda afatit të 30 qershorit 2009. Qeveria u jep edhe një herë mundësi kompanive të hidrokarbureve që depozitat e naftës t‘i zhvendosin në zonën e Porto Romanos, aty ku parashikohet të ndërtohet edhe pontili për shkarkimin e sasisë. Vendimi është marrë dje nga qeveria dhe vjen pas miratimit nga KRRTRSH-ja të disa shtesave në zgjerimin e Portit në Porto Romano.