E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia rrit bukën,furrat: Do rriten çmimet

Rritja e çmimit të energjisë pritet të shkaktojë rritje edhe në artikuj ushqimor dhe i pari që ndikohet direkt është buka. Pronari i një furre buke shprehet se rritja e çmimit të energjisë do të ndikoj edhe në çmimin e bukës pasi kostoja e prodhimit do të rritet. Megjithatë rritja e çmimit pritet të ndjehet vetëm pas një muaji duke qenë se vetëm atëherë hyn në fuqi edhe vendimi.
Në këtë mënyrë rritja e çmimit të energjisë do të rëndojë dyfish në xhepat e konsumatorëve të thjeshtë duke sjellë rritje edhe të një sërë artikujsh ushqimor të cilët punojnë me energji.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›