E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksion në kazino, sekuestrohen 250 makineri

Tolerancë zero ndaj kazinove dhe lojrave të fatit të cilat nuk plotësojnë rregullat.
Nis aksioni për sekuestrimin e kazinove pa leje në të gjithë vendin.
"Vetëm brenda 20 ditëve janë sekuestruar rreth 250 makina të parregullta", shprehet shefi i sekuestimit të lojrave të fatit Viron Bezhani. Sipas tij gjatë aksionit do realizohen kontrolle të shumta duke sekuestruar çdo kazino të paligjshme dhe të paçertifikuar.
"Edhe pse shpesh kemi hasur në vështirësi", shprehet Bezhani, "ne do të vazhdojmë të zbatojmë ligjin duke sekuestruar çdo gjë të paligjshme".
Sipas tij nëse do hasen shkelje të rënda do të shkohet deri në procedime penale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›