Rreshqitja e dheut bllokon rrugen Tepelene-Permet
Shirat e diteve te fundit kane shkaktuar rreshqitje te dherave ne disa segmente kryesore te rruges kombetare Tepelene-Permet. Keshtu ne afersi te Kuqarit qarkullimi eshte bllokuar per disa ore deri sa mjetet e pastrimit te Drejtorise Rajonale te Rrugeve kane arritur te largojne dheun duke hapur nje shteg rruge njekalimshe. Rruga me nje gjatesi prej gati 40 km per shkak te amortizimit te tejskajshem edhe pa keto rreshqitje te dherave shfaqet problematike ne shume segmente te tjera te saj. Nderkohe ne vendin e njohur si Ura e Leklit nje aks i rendesishem jo vetem per qarkullimin drejt qyteteve te Permetit dhe Kelcyres por edhe pjesen tjeter te rajonit jugor nuk eshte bere asnje nderhyrje. Prej kohesh nuk po tregohet vemendja e duhur pasi edhe investimet per mirembajtjen e ketij segmenti kane qene te pakta dhe me intervale te gjata kohore cka e tregojne edhe gjurmet e asfaltit te demtuar mbi siperfaqen e kesaj rruge. Nderkaq pjesa me problematike mbetet ne vendin e quajtur Rrapishte ku reshjet e nje viti me pare kane shkaterruar nje pjese te madhe te rruges. Demtime dhe rreshqitje te dherave ka pasur pas shirave te fundit edhe ne vendin e quajtur Shkalle te zeze afer Hormoves ne rrethin e Tepelenes dhe ne disa akse rurale.