Energjia, ambasadori Arvizu takon Gjiknurin në selinë e PS
TIRANË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nisur sot rreth orës 11:00 një takim në selinë e Partisë Socialiste me Damian Gjiknurin, i zgjedhur nga Rama si ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës në qeverinë e re.
Në këtë takim, që zgjati rreth 1 orë ambasadori shoqërohej nga stafi i tij i ngushtë, i përbërë nga këshilltarët si edhe nga zv.ambasadori i SHBA-ve.
Sektori i energjisë, mësohet se ishte një nga temat për të cilat Arvizu bisedoi me Gjiknurin, por në përfundim të takimit asnjëri prej tyre nuk pranoi të prononcohej për mediat.
Ata kanë komentuar shkurt se pritet që SHBA, e përfaqësuar nga Aleksandër Arvizu në Shqipëri të ketë një bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e re.
Më herët kreu i diplomacisë amerikane është takuar edhe me dy ministrat e tjerë të kabinetit Rama, Sajmir Tahirin, i zgjedhur si ministër i Brendshëm dhe Mimi Kodhelin, e cila do të mbajë postin e ministres së Mbrojtjes në qeverinë e re.
(m.a/BalkanWeb)