Engel: BE-ja s’ka bërë aq sa duhet për shqiptarët

Por, shprehet i zhgënjyer ndaj Bashkimit Evropian, se nuk është angazhuar sa duhet, si për Kosovën ashtu dhe për Shqipërinë.
"BE duhet të luajë një rol më të qenësishëm për sa i përket Shqipërisë. Mendoj se është absurd fakti që Shqipëria është anëtare e NATO-s, por jo e Bashkimit Evropian. Një anëtar i NATO-s duhet të gëzojë privilegjin për t'u bërë anëtar dhe i BE-së. Eshtë e kuptueshme që tani BE po kalon një periudhë të vështirë. Gjithsesi, mendoj se BE duhet të angazhohet më shumë për integrimin e Shqipërisë, pasi ajo është pjesë e Evropës. Shqipëria është një vend me një peshë të madhe", deklaroi Engel në një intervistë me Janusz Bugajskin në Uashington, cituar nga “AS”.
Kongresmeni amerikan i kërkon politikës shqiptare që të mos konfliktohet pasi kështu përcjell idenë e një Shqipërie që nuk po ecën në drejtimin e duhur. "Pra, dhe ne në Shtetet e Bashkuara kemi shumë probleme. Por kur në Shqipëri ka një ngërç të vazhdueshëm mes dy partive, kur ushtrohet dhunë, kur duket se bëhen përpjekje për një grusht shteti, kur një nga partitë kryesore bojkoton Parlamentin, atëherë për mua dhe për pjesën tjetër të botës është më se e qartë se Shqipëria nuk është në rrugën e duhur për ta përmirësuar demokracinë e saj. Mendoj se është e rëndësishme që në Shqipëri të respektohet rezultati i zgjedhjeve",- tha Engel.
Kongresmeni demokrat flet edhe për rolin e ambasadorëve amerikanë si dhe qendrimet e mbajtura prej tyre në shumë çështje të rëndësishme për vendin tonë.
"Mendoj se sugjerimet që bëhen, apo nxitja bëhen me qëllime të mira dhe në këtë këndvështrim duhen parë. Megjithatë, vendimet i marrin shqiptarët, jo amerikanët, por mendoj se është mirë që qeveria shqiptare të kuptojë apo të dijë se çfarë mendojnë amerikanët dhe çfarë këshillash do jepnim, me shpresë se këto këshilla do pranohen. Sigurisht, ambasadorë të ndryshëm kanë stile të ndryshme, por në përgjithësi gjërat kanë qenë shumë mirë", u shpreh kongresmeni.
Lidhur me angazhimin e administratës Obama në Ballkan, Eliot Engel mendon se duhej bërë më shumë. "Ajo ç'ka ndodh në të vërtetë, është se ne gjejmë një zgjidhje për krizat, por nuk merremi me problemet që nisin të dalin në sipërfaqe, pasi ato nuk konsiderohen si kriza. E njëjta gjë po ndodh edhe në Ballkan. Gjatë katër viteve të fundit, aty ka mbizotëruar qetësia relative. Është një situatë e cila nuk konsiderohet e rrezikshme, ndaj dhe ne priremi ta lëmë disi pas dore. Dua t'ju bëj të qartë diçka. Unë kam biseduar dhe diskutuar me presidentin Obama për çështjen e Ballkanit. E them me bindje se ai ka respekt dhe admirim për popullin shqiptar. Ai ka një përkushtim të fortë për mirëqenien e Shqipërisë dhe të Kosovës, gjë që do vazhdojë dhe në të ardhmen", deklaroi Engel. Mbrojtësi i çështjes shqiptare, që prej vitit 1989, siguron se për sa kohë që ai do të jetë në Kongres, shqiptarët do të kenë gjithnjë një zëdhënës, dikë që do t'i përkrahë ata dhe do të flasë në emrin e tyre. /Start/
2012-09-22 08:54