Tapalli në Strasburg, lobon për integrimin

Zonja Topalli është pjesëmarrëse në Konferencën Evropiane të Presidentëve të Parlamenteve, e cila po mbahet në Këshillin e Evropës në Strasburg.
Kryetarja e Kuvendit u takua dhe bisedoi me Kryetarin e Parlamentit italian, Gianfranko Fini, Presidentin e Bundestagut gjerman, Norbert Lammer, Kryetaren e Parlamentit bullgar, Tsetska Tsacheva, Kryetaren e Dhomës së Lordëve në Britaninë e Madhe, Fransis D’Souza, Kryetarin e Parlamentit të Kanadasë, Noel Kinsela etj.
Në qendër të takimeve që Topalli zhvilloi në KiE ishte kërkesa për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit evropian duke theksuar se 96 për qind e shqiptarëve janë pro këtij integrimi. Kryetarja e Kuvendit njohu homologët e saj me zhvillimet politike dhe ekonomike në Shqipëri. Ajo theksoi se pavarësisht krizës globale Shqipëria nuk ra në recesion.
Në këto takime, Kryeparlamentarët i shprehën Kryetares Jozefina Topalli vlerësimin për Shqipërinë, si model tolerance, një vlerë kjo e jashtëzakonshme në 20 vite zhvillime demokratike. Gjatë qëndrimit në Strasburg, Kryetarja e Kuvendit zhvilloi një takim të veçantë me Kryetarin e Parlamentit të Finlandës, Eero Heinaluoma.
Dy homologët i cilësuan si të shkëlqyera marrëdhëniet midis dy vendeve. Në këtë kontekst, Kryetarja Jozefina Topalli tha se inkurajonte vijimin e bashkëpunimit në nivele të ndryshme. Ajo e njohu homologun finlandez me procesin që po ndjek Shqipëria për integrimin europian dhe përpjekjet e mëdha të Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat këtë vjeshtë. Kryetari i Parlamentit të Finlandës theksoi se vendi I tij do të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit. “Shpresoj që në të ardhmen të shoh vendin tuaj në BE. Do të ishte në të mirën e të gjithëve.” tha ai.
Topalli e ftoi Kryetarin e Parlamentit të Finlandës të vizitojë Shqipërinë. Këshilli i Evropës është një forum që mbledh bashkë përfaqësues të 47 vendeve anëtare dhe jo anëtare të Bashkimit Evropian, dhe është një mundësi e mirë për të evidentuar progresin e arritur nga vendet aspirante për anëtarësimin evropian. /Start/
2012-09-21 16:55