Engel I drejte vendimi i Kryeministrit Thaci per te marre ne kontroll dy pikat doganore

Kongresmeni amerikan Eliot Engel tha se veprimi i kryeministrit Hashim Thaci per marrjen ne kontroll te pikave doganore ne veriun e Kosoves ishte nje vendim i drejte. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes zoti Engel i beri thirrje Beogradit qe te njohe pavaresine e Kosoves.
Kongresmeni Eliot Engel tha se urdheri i Kryeministrit Thaci per te marre ne kontroll dy pikat doganore ne veri te Kosoves ishte nje vendim i drejte
Nuk eshte e drejte qe mallrat e Serbise te lejohen te hyjne ne Kosove ndersa mallrat e Kosoves te ndalohen plotesisht ne Serbi. do udheheqes i nje vendi me sovranitet sic eshte Kosova do te vepronte drejt nese do te kishte marre keto masa. Kjo ndihmon per sundimin e ligjit dhe ndihmon per sqarimin e gjerave. Jane zhvilluar bisedime mes kosovareve dhe serbeve dhe ka patur marreveshje per te lejuar mallrat nga Kosova te hyjne ne Serbi me etiketat ku shkruhet Kosove dhe serbet ne Beograd nuk e pranuan kete kompromis.
Zoti Engel thote se Shtetet e Bashkuara ashtu si edhe shumica e vendeve evropiane e ndjejne se kjo ishte e vetmja gje qe mund te ishte bere.
Misioni evropian per sundimin e ligjit ne Kosove EULEX ka shprehur kundershtime lidhur me veprimin e qeverise se Kosoves per marrjen nen kontroll te pikave doganore ne veri. Megjithese zoti Engel mendon se tani e tutje gjerat duhet te behet ne bashkerendim me aktoret nderkombetare ne Kosove ai thote se Kryeministri Thaci nuk ka pse te marre miratimin e te gjitheve per veprimet qe ndermerr.
Mendoj se kryeministri i Kosoves duhet te beje ate qe eshte ne interes te vendit te tij. Ai nuk ka pse te kerkoje miratim nga te gjithe para se te beje nje veprim. Po ti shikojme gjerat ne menyre te arsyeshme do te thoshim se Kosova u ka ofruar shume kompromise serbeve dhe serbet i kane hedhur poshte te gjitha.- tha kongresmeni amerikan.
Sipas zotit Engel ajo qe kerkon Serbia eshte nje ndarje e Kosoves por ai thote se nese fillon ndarja atehere nuk dihet se cili do te jete fundi.
Une mendoj se territoret duhet te mbeten te paprekura dhe se Prishtina duhet te jete ne kontroll te te gjithe Kosoves pa perjashtuar veriun.
Zoti Engel beson se bisedimet mes Prishtines dhe Beogradit duhet te vazhdojne.
Mendoj se bisedimet jane gjithnje te dobishme. Bisedimet duhet te vazhdojne. E di se qeveria e Prishtines eshte e interesuar per vazhdimin e tyre.
Ligjvenesi amerikan thote se ka ardhur koha qe udheheqja serbe ne Beograd te pranoje se Kosova eshte nje vend i pavarur.
Sa me shpejt qe ajo ta beje kete aq me mire do te jete. Shpresoj se te gjithe do te jene nje dite pjese e Bashkimit Evropian duke perfshire Kosoven dhe Serbine. Ne ate kohe kufijte nuk do te jene me te rendesishem.
Sipas kongresmenit nga Nju Jorku serbet duhet te shikojne drejt se ardhmes dhe jo drejt se kaluares.