E djathta ekstreme dhe kercenimi per sigurine ne Evrope

Sulmi terrorist ne Norvegji i kryer nga nje ekstremist i djathte norvegjez ka ngritur pikepyetje lidhur me kercenimet e sigurise ne Evrope. Korrespondentja e Zerit te Amerikes Selah Hennessy shtron pyetjen ne se kercenimi qe mendohet se vjen nga ekstremizmi islamik ka lene ne hije kercenimet qe i vijne sigurise nga ekstremizmi i majte dhe ai i djathte.
Pas sulmit te koheve te fundit ne Norvegji Agjencia Europiane e Zbulimit Europol tha se do te ngrinte nje ekip ekspertesh per te hetuar mbi kercenimet jo-islamike ne vendet skandinave. Agjencia tha se ky ekip do ta shtrinte veprimtarine e vet ne nje numer vendesh evropiane. Blanka Kolenikova analiste per Evropen ne Institutin HIS te Londres thote se zgjerimi i fokusit te vezhgimeve per sigurine mund te jete i dobishem.
Mund te thuhet se kercenimi nga islamizmi ekstremist ka qene kohet e fundit ne qender te vemendjes dhe ndoshta edhe forma te tjera ekstremizmi si ai i djathte qe nuk ka qene objekt vezhgimi nga agjencite e sigurise.
Ne nje raport te ketj viti te Intrepolit thuhej se ne vitin 2010 nuk ka patur sulme nga ekstremizmi i djathte. Ne te thuhej se grupe te ekstremizmit te mjate kryen 45 sulme gjate vitit 2010.
Pikepamja e pergjithshme eshte se grupet e ekstremit te djathte nuk kane patur lidhje te ngushte ose mbeshtetje nga publiku. Por ne raport thuhet se ekstremistet e djathte po behen perhere e me aktive ne internet.
Studjuesja Kolenikova thote se grupe te ekstremit te djathte po behen me profesioniste.
Gjithmone ka per te patur simpatizante te kesaj ideologjie dhe ne disa raporte te koheve te fundit po ashtu thuhet se keto grupe te ekstremit te djathte po behen me te sofistikuara. Por eshte e vertete se keto grupe mund te perbejne kercenim ne nje fare mase.
Anders Behring Breivik ka pranuar se ka kryer nje sulm vdekjeprures ne qender te Oslos dhe se ka qelluar me arme duke vrare dhjetra persona ne nje kamp rinie ne nje ishull prane.
Para se te kryente sulmin e 22 korrikut Brevik doli se ka publikuar ne internet nje manifest prej 1 mije e 500 faqesh. Ekspertet politike i thane Zerit te Amerikes se pikepamjet e shprehura atje i takojne ekstremit te djathte. Nje nga shqetesimet e tij me te medha duket se eshte imigracioni i besimtareve myslimane ne Evrope. Policia ne Norvegji thote se beson se Brevik ka vepruar i vetem megjithese eshte duke hetuar thenien tij se ka lidhje me grupe te tjera.
Nigel Inkster eshte drejtor i Institutit Nderkombetar te Studimeve Strategjike per Kercenimet per Vendet e Ndryshme dhe Rreziqet Politike ne Britani. Ai thote se terrorizmi islamik eshte kercenimi me serioz ndaj sigurise evropiane dhe eshte me e veshtire te gjurmohet. Ai thote se esktremistet e djathte eshte relativisht e lehte te gjenden. Per kete arsye thote ai ne Britani kjo eshte detyre policise dhe jo e forcave te sigurise.
Keto grupe nuk jane dhe aq te veshtira per sfidat e sigurise tek ata eshte relativisht e lehte qe te depertojme dhe nuk nevojiten teknikat e sofistikuara qe zakonisht perdorin sherbimet e sigurise dhe mendoj se kjo eshte e drejte.
Ai thote se ne Britani kercenimi qe paraqet esktremi i djathte zakonisht nuk ka ardhur ne formen e nje sulmi terrorist.
Mendoj se shumica e dhunes qe kemi pare nga grupet e ekstremit te djathte ka qene ndoshta me e rastesishme demonstrata kunder immigranteve sulme ndaj imigranteve qe demonstrojne ose thjesht sulme ndja imigranteve ne kushte normale.
Disa xhami ne Britani thone se jane duke i forcuar masat e sigurise pas sulmeve qe ndodhen ne Norvegji.