Marreveshja politike per luften ne Afganistan e nderlikuar

Ndersa trupat amerikane fillojne terheqjen e tyre nga Afganistani kete muaj si qeveria amerikane ashtu edhe ajo afgane po bejne perpjekje per te arritur marreveshje politike me Talebanin ose te pakten me disa prej elementeve te tij. Por procesi i pajtimit ashtu sic ishte menduar eshte i nderlikuar.
Qe pas Luftes se Dyte Boterore shumica e luftrave nuk perfundojne me nje fitore te drejtperdrejte por permes nje marreveshjeje te negociuar.
Ne luftra si ne Vietnam ne Ballkan dhe Sudan bisedimet zevendesuan krismat.
Ne disa raste bisedimet cuan ne nje zgjidhje te perhershme dhe me shume stabilitet. Ne raste te tjera njera ane thjesht perpiqej te fitonte kohe.
Tani qe trupat amerikane fillojne terheqjen e tyre graduale nga Afganistani po behen perpjekjet e para drejt negociatave politike mes qeverise se presidentit Hamid Karzai dhe disa segmenteve ende te paidentifikuara te levizjes talebane.
Bisedimet gezojne mbeshtetjen e president Obama i cili tha ne qershor se Afganistani nuk mund te kete paqe pa marreveshje politike.
Nderkohe qe forcojme qeverine afgane dhe forcat e sigurise Amerika do tu bashkohet nismave per pajtimin e popullit afgan perfshi Talebanin. Qendrimi yne eshte i qarte ata duhet te udhehiqen nga qeveria afgane dhe ata qe duan te jene pjese e nje Afganistani paqesor duhet te shkeputen nga al-Kaida te braktisin dhunen dhe te respektojne kushtetuten afgane.
Andrju Uilder analist per Azine Jugore prane Institutit Carnegie Endowment for International Peace ka shpresa por thote se perspektiva per nje rezultat te paster nuk duket shume inkurajuese.
Mendoj se ka shume probleme dhe nderlikime prandaj nuk mendoj se do te perfundoje me nje marreveshje te madhe dhe te paster. Por nese fillojme ti shfrytezojme rastet sapo te paraqiten disa mund te dalin me rezultat disa jo. Mendoj se pak nga pak po arritem marreveshje me disa grupe brenda Talebanit mund te krijojme kushtet per perparim dhe te shpresojme per nje marreveshje te negociuar.
Strategjia amerikane eshte te stervite ushtrine dhe policine afgane deri ne ate pike sa te marrin persiper detyrat e sigurise duke bere te mundur terheqjen e trupave amerikane deri ne vitin 2014.
Ne te njejten kohe me terheqjen trupat amerikane te mbetura pas do ti bejne presion Talebanit per ti sjelle ata ne tavolinen e negociatave. Shumica e analisteve besojne se ushtria afgane po perparon ngadale por e sigurt por sic thote edhe Andrju Uilder policia ka mbetur pas.
Pavaresisht nga miliarda dollare te investuara per permiresimin e cilesise dhe numrit policia ka mbetur ende nje pjese e madhe e problemit te sigurise ne vend qe te ishte zgjidhje e tyre. Kjo minon popullaritetin e qeverise ne vend qe te permiresje sigurine per qytetaret.
Nuk eshte e qarte se cili nga fraksionet Talebane do te ishte dakort te bente marreveshje dhe se cfare kerkesash do te shtronin.
Ish ambasadori afgan ne Shtetet e Bashkuara Said Tayeb Jawad thote se Talebani mund te mos e ndjeje presionin per te bere marreveshje.
Talebani po vihet gjithnje e me shume nen presion sidomos ne jug por ata kane me shume liri levizjeje ne pjese te tjera te vendit. Ata nuk duket se po e humbin luften plotesisht. Dhe nese nuk po humbin ata nuk jane nen presion per te biseduar sepse perkufizimi i fitores per Talebanin eshte shume me i ndryshem se i Shteteve te Bashkuara apo popullit afgan.
Talebani ka marre pergjegjesine per disa vrasje te kalibrit te larte kohet e fundit duke perfshire ate te vellait te presidentit Karzai dhe kryetarit te bashkise se Kandaharit. Por pas vrasjes se kryetarit te baskise se Kandaharit ambasadori amerikan Rajen Kroker tha se vrasjet jane shenje e dobesise dhe jo e forces se Talebanit.
Analistet thone se Talebani do te perpiqet te shfrytezoje cdo gje qe shihet si dobesi brenda qeverise afgane perfshi korrupsionin qe doli ne pah gjate skandalit te fundit qe goditi institucionin me te larte financiar te vendit Banken e Kabulit.