Bursat ne renie pas marrveshjes se borxhit ne SHBA
269 deputetët votuan në Uashington për planin që parashikon rritjen e kufirit maksimal të borxheve, i cili përcaktohet me ligj si dhe shkurtime të mëdha të buxhetit. 161 parlamentarë votuan kundër. Shumica e votave kanë ardhur nga republikanët, ndërsa anëtarët e partisë së presidentit Barack Obama ishin të ndarë: 95 pro dhe 95 kundër.
Brohorimat në sallën e Kongresit shkuan për Gabrielle Giffords, që 7 muaj pasi u qëllua në kokë u shfaq sërish mes kolegëve për të marrë pjesë në votimin e rritjes së tavanit të borxhit. Me fare pak ndihmë Giffords falenderonte e satutonte anëtarët e Dhomës së Përfaqsuesve.
Tani pritet që paketa të kalojë dhe në Senat e më pas presidenti Barack Obama të nënshkruajë ligjin. Marrëveshja e arritur parashikon rritjen nga 1,43 në 2,5 miliardë dollarë të kufirit maksimal të borxheve. Dita e sotme shënonte në fakt afatin e fundit për gjetjen e një zgjidhjeje, në të kundërt SHBA kërcënoheshin nga shpallja formale e falimentimit të shtetit.
Delina Bitraku