Komisioni për Kodin, Topalli: Një gur prove

Në fjalën e saj, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, duke uruar suksese në punën e nisur, kujtoi se ky është një moment me rëndësi dhe se duhet të reflektohet.
“Ky është një gur prove dhe moment reflektimi për çdo parti politike në arritjen e kompromiseve, në funksion të përsosjes së standardeve të reformës. Është rasti që çdo parti të dalë mbi interesat e saj dhe të punojë në arritjen e standardeve më të mira", tha Topalli.
Sipas saj, reforma zgjedhore duhet të jetë përfundimtare, e gjithanshme dhe në interes të të gjithëve, ndërsa nënvizoi se sistemi zgjedhor duhet të jetë i standardeve më të mira të mundshme.
Kryeparlamentarja bëri të ditur se administrata e Kuvendit do të jetë në dispozicionin të punës së komisionit, si nga mbështetja njerëzore dhe ajo financiare. Mbledhjen e komisionit po e ndjek nga afër dhe ambasadori i prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth. /Start/
2011-11-30 15:05