Bashkimi Evropian kërkon progres urgjent

"Mbledhja e sotme e komisionit shënon një fillim të mbarë dhe është një zhvillim i mirë në ecjen përpara të Shqipërisë", u shpreh Wollfarth pas mbledhjes.
Ai shtoi se Prezenca e ka mirëpritur me padurim këtë ditë të konstituimit të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. “Në fakt kjo është një ditë e rëndësishme që përkon me dy ngjarje të rëndësishme, Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit të vendit. Dhe meqë zgjedhjet janë të lidhura drejtpërdrejt me demokracinë është e rëndësishme që e pamë këtë zhvillim pas këtyre dy ngjarjeve", tha Wollfarth. Sipas tij, dy raportet e fundit të OSBE/ODIHR, që lidhen me zgjedhjet e 2009 dhe 2011 në Shqipëri, përmbajnë orientimet kryesore se ku duhet fokusohet reforma zgjedhore, për të cilën tha ai, pritet të kemi rezultate vitin e ardhshëm.
Nga ana e saj, ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona McIlwham e cilësoi, si tepër të rëndësishme punën e komisionit parlamentar ad-hoc për reformën elektorale. “Puna e këtij komisioni dhe e komisionit për reformën parlamentare, është tepër e rëndësishme, është jetike për të çuar përpara procesin e integrimit në BE, është jetike për demokracinë në Shqipëri”, u shpreh ajo.
“Deputetët e përfshirë në këto grupe, si edhe kryetarët e partive të tyrë kanë tani një mundësi të rëndësishme për të provuar që skeptikët e kanë gabim, dhe për ti treguar partnerëve ndërkombëtarë dhe publikut shqiptar se ata janë të angazhuar për reformat demokratike”, tha McIlwham. Sipas saj, “nëse Shqipëria do të arrijë statusin e kandidat, partnerët dhe miqtë nga Bashkimi Evropian kanë nevojë të shohim progres urgjent dhe të besueshëm në këto reforma kyçe”, theksoi McIlwham.
“Mbretëria e Bashkuar dëshiron ta shohë Shqipërinë të ecë përpara me integrimin në BE në muajt e ardhshëm”, tha McIlwham, duke shtuar se, “jemi të gatshëm të mbështesim me asistencë teknike punën e këtyre grupeve të reformave, por vetë shqiptarët duhet të drejtojnë procesin”. /S.Ll/Start/
2011-11-30 15:37