Topi: Zogu i I rol për shembjen e komunizmit

“Në këto momente të trishtueshme dhe të vështira për ju, më lejoni që në emër të shtetit shqiptar dhe timin personal, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta", thekson Topi.
Në mesazhin e tj, kreu i shtetit shkruan se "Leka Zogu I pati një jetë të vështirë, por pavarësisht nga fatet e jetës, ai nuk reshti në asnjë çast duke punuar me përkushtim e dashuri në mbrojtjen dhe promovimin e çështjes shqiptare. Në kujtesën tonë kombëtare kanë mbetur të gjalla përpjekjet dhe roli i tij aktiv për rrëzimin e sistemit komunist, dhe gjatë tranzicionit, për lartësimin e vlerave kombëtare dhe nxitjen e proceseve integruese të Shqipërisë".
"Ndarja nga jeta është një humbje e madhe për ju, për të afërmit, për të gjithë ata që e njohën nga afër dhe për bashkatdhetarët",përfundon mesazhi i ngushëllimit për familjen mbretërore nga Presidenti Topi.
Telegram ngushëllimi dërgoi sot edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Kjo parti vlerëson se "Mbretëria është një periudhë e rëndësishme e historisë kombëtare". LSI i shpreh ngushëllime familjes mbretërore dhe në veçanti princin Leka Zogu II për këtë humbje.
“Përmes sakrificave dhe luftës së vazhdueshme, ai u kthye në simbolin e rezistencës antikomuniste, gjatë regjimit diktatorial në Shqipëri, duke i dhënë figureës së tij një rëndësi historike”, theksoi Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, duke reaguar për ndarjen nga jeta të pretendentit për fronin mbretëror, Leka Zogu i I.
“Leka Zogu I, ashtu sikurse edhe i ati i tij, mbante titullin Mbret i Shqiptarëve, duke mishëruar më së miri, idenë e bashkimit kombëtar dhe nevojën e të gjithë shqiptarëve për të qenë të bashkuar. Këto janë arsye të mjaftueshme që familja mbretërore të gëzoj një status të veçantë, sikurse në shumicën e vendeve të botës, çka ende është një detyrë për t’u plotësuar nga qeveria shqiptare. PDIU ngushëllon familjen mbretërore dhe në veçanti, princin Leka Zogu II për këtë humbje”, thuhet më tej. /S.Ll/Start/
2011-11-30 15:30