E Shtunë, 31 Tetor 2026

Engel KFOR te mos jape ultimatume

Shkup 27 tetor 2011 NOA - Kongresisti amerikan Eliot Engel deklaroi se KFOR duhet te veproje konkretisht dhe jo te jape ultimatume te panevojshme.
Veriu i Kosoves veriu i Mitrovices eshte pjese e Kosoves dhe eshte absolutisht qesharake qe autoritetet nga Beogradi te kalojne permes kufirit te hyjne dhe te kthehen prapa. KFOR-i duhet te nderprese se dheni ultimatume te cilave nuk u permbahet dhe te jape nje ultimatum te cilit do ti permbahet. Nuk mund te kete bllokim serb te hyrjeve dhe daljeve nga Kosova. Mendoj se KFOR- i duhet te beje pune konkrete e jo te jape ultimatume te panevojshme deklaroi Engel per agjencine e lajmeve INA.
Sipas tij kryeministri i Kosoves Hashim Thaci kishte te drejte kur vendosi shtrirjen e autoritetit ne tere territorin e Kosoves.
Kongresisti Engel theksoi se duhet te behet e qarte se autoritetet ne Kosove jane Qeveria e Prishtines dhe jo ajo e Beogradit.
KFOR duhet te beje ate qe thone dhe ne duhet te jemi shume te qarte se autoritetet ne Kosove jane Qeveria e Prishtines e jo Qeveria ne Beograd. Autoritetet ne Mitrovice ne te gjithe Mitrovicen jane qeveria e Prishtines jo e Beogradit dhe KFOR-i e di kete dhe duhet te veproje sipas kesaj theksoi kongresisti amerikan Eliot Engel.
Ai ka perseritur faktin se Plani i Ahtisaarit qe coi ne pavaresimin e Kosoves eshte i vetmi model qe duhet te zbatohet ne Kosoves.
INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›